Flash

Me armë zjarri dhe fishekë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 26 November 2026

Me armë zjarri dhe fishekë në makinë, arrestohet

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi gjatë një kontrolli policor në automjetin e tij u gjet një armë zjarri e tipit pistoletë, së bashku me fishekë. I arrestuari është identifikuar si Kledon Hida, i cili u ndalua nga efektivët e Forcave Shqiponja gjatë kontrolleve të ushtruara në kryeqytet. 

Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e policisë konstatuan pistoletën me fishekë brenda, çka çoi në arrestimin e të riut nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3. Ndërkohë, arma është dërguar në laboratorin kriminalistik për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim verifikimin nëse mund të jetë përdorur në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura së fundmi. Sakaq, hetimet në lidhje me ngjarjen po vijojnë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI