Flash

GJKKO shpall vendimin/ Dënohet nëna e Kryemadhit, i pafajshëm Xhixho, ish-deputetes i hiqet sekuestro e vilës

Lapsi.al 26 November 2026

GJKKO shpall vendimin/ Dënohet nëna e Kryemadhit, i pafajshëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar Fatime Kryemadhin me 7 vite e 6 muaj burgim për pastrim parash. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 5 vite. Megjithatë, për shkak të moshës, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vënë nënën e ish deputetes Monika Kryemadhi, në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh.

Ema Çoku u shpall fajtore për “veprime që pengojnë zbardhjen e se vërtetës”, dhe u shpall e pafajshme për veprën penale të pastrimit të parave. Gjykata e dënoi atë me me dy vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul në 1 vit e 4 muaj burg. Edhe për Çokun, Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e vendosur në shërbim prove për një periudhë prej 2 vite e 8 muajsh. Ndërkohë, Piro Xhixho është shpallur i pafajshëm pasi nga shqyrtimi i dosjes penale rezulton se nuk ka konsumuar vepër penale.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI