Flash

Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Kreu i PD bllokon foltoren

Lapsi.al 26 November 2026

Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh!

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai e cilësoi Ballën si person të lidhur me krimin, ndërsa shkoi deri aty sa e etiketoi atë me termin ‘kriminel’. 

“Pas parlamentit të 45-ës, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Nëse në 45 zunë vend në këtë sallë vrasës serialë, sot në këtë sallë janë krikminelë ordinerë, trafikant, porositës vrasës, njëri prej tyre Taulant Bego Yaris, me disa mbiemra. Dokumentet shtetërore për këtë kriminel që porosit vrasje tregojnë se në 2017 një gjykatëse faqezezë dhe një prokuror faqezi zhdukën regjistrimet që faktojnë se krimineli Taulant Balla kishte porositur vrasje. Pas vazhdoi porositë për vrasje. Çojë kokën, çojë kokën lart. Se çon dot se ke fytyrën e kriminelit. Ky është personi që poshtë dokumenteve shtetërore…i atillë është ai. Ky e ka vendin në burg. Telefoni i tij është 399, me të cilin janë porositur vrasje. Me aferën Bego Yarsit, është regjistruar kur si ministër…ça i thotë ajo…Shqiptarët duhet të kuptojnë se ky është parlament krimi për tju përcjellë ju në kanalet e zeza të historisë. Mos ik se shqiptarët duan t’i shohin dokumentet. Më 20/2/2020 Target informon Pinin se kishin rënë dakord mes tyre që mos t’i kërkonin Taulant Bego Yarsit…Taos, për ty o kriminel…. I thotë; kemi rënë dakord me Taon. Asnjë tender përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky sms iu përcoll kriminelit Tao dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao iu përgjigj kësaj garancie.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI