Flash

Varufakis: Nga rrezikohet fitorja e studentëve serbë

Analiza e ekonomistit grek mbi sfidat e lëvizjes studentore serbe dhe rrezikun e kooptimit politik

Lapsi.al 26 November 2026

Varufakis: Nga rrezikohet fitorja e studentëve serbë

Ekonomisti dhe politikani grek Janis Varufakis, në një analizë ekskluzive për revistën serbe „Vreme“, tërheq paralele mes lëvizjes studentore në Serbi dhe përvojës së dështuar të Syrizës në Greqi. Ai paralajmëron se sfida e vërtetë e studentëve nuk është vetëm rrëzimi i pushtetit aktual, por ruajtja e pavarësisë së lëvizjes së tyre pasi të përballen me tundimet e pushtetit.

Varufakis e nis analizën duke vënë në dukje se studentët serbë nuk e fituan betejën thjesht duke pushtuar fakultetet, por duke e nxjerrë debatin e tyre përtej mureve të universiteteve, drejt qytetarëve që deri atëherë konsideroheshin të përjashtuar nga jeta politike. Një tjetër element përcaktues, sipas tij, ishte mënyra se si studentët përzgjodhën kandidatët e tyre: përmes një procesi që nuk mund të blihej nga oligarkët dhe as të neutralizohej nga shërbimet sekrete.

Por, sipas ekonomistit grek, pikërisht pas kësaj fitoreje nis sprova më e vështirë.

Sfida e parë: si të qeverisësh pa humbur demokracinë e lëvizjes?

Varufakis nënvizon një kontradiktë themelore me të cilën do të përballen studentët në rast se marrin përgjegjësinë e qeverisjes: një qeveri nuk mund të funksionojë sipas ritmit të një plenumi studentor. Vendimmarrja qeveritare kërkon shpejtësi, koordinim dhe përgjegjësi të përqendruar, ndërsa lëvizja studentore e ka ndërtuar legjitimitetin e saj mbi diskutimin kolektiv dhe vendimmarrjen nga poshtë.

Pyetja që shtrohet, sipas tij, është se si mund të ruhet sovraniteti i plenumeve pa paralizuar qeverinë dhe, njëkohësisht, si mund të ruhet efikasiteti i qeverisjes pa humbur kontrollin e lëvizjes mbi pushtetin që ajo vetë ka ndihmuar të krijohet.

Mes presionit të kundërshtarëve dhe përqafimit të Brukselit

Varufakis parashikon se autoritetet e reja në Beograd do të gjenden shpejt mes dy presioneve të kundërta.

Nga njëra anë, do të përballen me forcat joliberale, ku ai përfshin Aleksandër Vuçiçin, Kremlinin dhe një pjesë të së majtës që protestat popullore i cilëson si revolucione të orkestruara nga jashtë.

Nga ana tjetër, rreziku mund të vijë edhe nga Bashkimi Europian. Varufakis kujton se burokracia e Brukselit ka bashkëpunuar për vite me Vuçiçin, ndërsa tani mund t'u ofrojë studentëve një pritje krejt tjetër: perspektivën e negociatave të anëtarësimit, fondet e investimeve, fotografitë me zyrtarët e Komisionit Europian dhe këshilla diskrete për emërimet në qeverinë e re.

Sipas tij, pas këtij afrimi mund të fshihet një proces gradual neutralizimi i lëvizjes studentore. Plenumet rrezikojnë të shndërrohen në struktura dekorative, ndërsa qeveria të zbatojë një program të përcaktuar nga Brukseli dhe interesat e bordeve drejtuese të kompanive minerare.

Rreziku më i madh vjen nga brenda

Megjithatë, Varufakis e konsideron tundimin e pushtetit si rrezikun më të madh për lëvizjen studentore. Armiku më i rrezikshëm i solidaritetit, shkruan ai, është prirja e njerëzve që vijnë nga një lëvizje emancipuese për t'u joshur nga pushteti dhe për të kaluar në anën e oligarkëve.

Këta të fundit, sipas tij, do të përpiqen të përvetësojnë drejtuesit e rinj të lëvizjes, duke i shkëputur gradualisht nga baza që i solli në politikë.

Për këtë arsye, sprova e vërtetë nuk do të jetë vetëm mënyra se si studentët do ta fitojnë pushtetin, por nëse do të arrijnë të mbeten besnikë ndaj parimeve të tyre në momentin kur pushteti të fillojë t'u ofrojë privilegje dhe mundësi.

Një shpresë përtej kufijve të Serbisë

Në fund të analizës, Varufakis e sheh përvojën studentore serbe si një mundësi shprese edhe për Europën. Sipas tij, fitorja e kësaj lëvizjeje përfaqëson një alternativë për qytetarët europianë që janë lodhur nga zgjedhja mes teknokratëve që shpëtojnë bankat dhe nacionalistëve që ua atribuojnë të gjitha problemet emigrantëve.

Për Varufakisin, lëvizja studentore serbe ka hapur kështu një diskutim që shkon përtej kufijve të vendit: a është e mundur të ndërtohet një pushtet demokratik që buron nga qytetarët dhe që, edhe pasi të marrë përgjegjësitë e qeverisjes, të mos shkëputet prej tyre?

Analiza e Janis Varufakis është botuar ekskluzivisht në revistën serbe „Vreme“, në numrin e datës 26 nëntor 2026.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI