
Nga Gjermania vijnë informacione të reja dhe të bujshme për jetën private të Manuel Neuer. Portieri i Bayern Munich, shkruan Bild, dyshohet se ka tradhtuar bashkëshorten me një vajzë 23-vjeçare, e cila rezulton të jetë fizioterapistja e tij. Marrëdhënia mes të dyve, të cilët janë parë pak ditë më parë në Brazil, duket se vazhdon prej një kohe të gjatë, aq sa 40-vjeçari thuhet se është ndarë nga bashkëshortja e tij, Anika, më 13 nëntorin e kaluar. Fëmija i dytë i çiftit kishte lindur në gusht të vitit 2026.
Pak orë më parë, Anika publikoi një postim të ashpër në rrjetet sociale kundër bashkëshortit tashmë ish: “Të tradhtosh një grua shtatzënë është një nga format më mizore të tradhtisë – shkroi ajo. – Ndërsa ajo lufton për të sjellë në jetë fëmijën, tjetri kalon kohën me një person tjetër. Nuk është një gabim, është një zgjedhje. Një zgjedhje egoiste, e pamëshirshme dhe pa respekt. E neveritshme”.