Flash

Një grup studentësh shpallin krijimin e partisë së re “Të Bashkuar për Shqipërinë”

Lapsi.al 26 November 2026

Një grup studentësh shpallin krijimin e partisë së re

Një grup studentësh në një komunikim për gazetarët kanë shpallur krijimin e një partie të re politike “Të bashkuar për Shqipërinë”. 

Partia më e re do të dalë në rrugë të qyteteve dhe fshatrave për të marrë firmat e regjistrimit në KQZ. 

Një studente që po lexonte deklaratën u shpreh se kjo parti e dalë nga protesta 180 ditore, do ofrojë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës. 

Studentja: Jemi këtu për të lajmëruar krijimin e partisë. Partia Të bashkuar për Shqipërinë. Për 180 ditë kemi treguar se Shqipëria nuk është lodhur. Partia “Të Bashkuar për Shqipërinë” do u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese për vendosjen e shtetit të së drejtës. Do jemi me ju në qytete dhe fshatra. Duam të bashkojmë zërat dhe vullnetin e shqiptarëve. Ne nuk bëjmë premtime ne vendosim standarde. Besimi nuk kërkohet ai fitohet. Shqiptarët meritojnë një politikë që u nënshtrohet të njëjtave standardeve. 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI