Flash

Krizë në martesën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker? Khloé zbulon prapaskenat familjare

Lapsi.al 26 November 2026

Krizë në martesën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker?

Martesa e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë pas disa deklaratave të Khloé Kardashian, e cila ka zbuluar se motra e saj kalon shumë pak kohë me familjarët dhe madje edhe bashkëshorti i saj pranon se rrallë arrin ta takojë.

Gjatë episodit të fundit të reality show-t “The Kardashians”, Khloé tregoi një bisedë të sikletshme që kishte zhvilluar me Travis në një event në Los Angeles.

Sipas rrëfimit të saj, bateristi i grupit Blink-182 iu afrua për t'i bërë të qartë se nuk ishte ai arsyeja përse Khloé nuk po kalonte më kohë me Kourtney-n.

“Dua vetëm të dish se nuk jam unë arsyeja përse nuk takohesh me Kourtney-n”, i kishte thënë Travis, duke shtuar se edhe ai vetë mezi arrinte të kalonte kohë me bashkëshorten.

“Unë nuk e shoh pothuajse fare. Nuk kaloj kohë me të”, mësohet të ketë thënë ai, sipas rrëfimit të Khloé-s.

Kjo bisedë e la të habitur yllin e reality show-t, e cila më vonë diskutoi situatën edhe me motrën Kim Kardashian.

Khloé tregoi se Travis ia kishte shpjeguar mungesën e kohës së përbashkët me faktin se Kourtney ishte vazhdimisht e angazhuar me fëmijët. Megjithatë, ajo theksoi se e kupton rëndësinë e martesës dhe se bashkëshorti duhet të jetë prioritet, por kjo nuk duhet të nënkuptojë shkëputjen nga familja dhe miqtë.

“E respektoj martesën. Nuk po them se unë duhet të jem përpara bashkëshortit tënd. Por Kourtney, duhet të gjejmë kohë për njëra-tjetrën”, ishte mesazhi i saj.


Gjatë bisedës, Khloé pranoi se dëshiron që Kourtney të mësojë të balancojë më mirë marrëdhëniet e saj, duke ruajtur kohën për bashkëshortin, fëmijët, motrat dhe miqtë. Nga ana tjetër, Kim Kardashian u shpreh se motra e saj duket se e ka të vështirë të ndajë kohën mes të gjitha këtyre marrëdhënieve.

Këto deklarata vijnë në një periudhë kur Kourtney dhe Travis janë përballur edhe me thashetheme për një krizë martesore. Së fundmi, Kourtney ka mohuar kategorikisht pretendimet se çifti jetonte i ndarë dhe se po shkonte drejt divorcit, duke i cilësuar lajmet si të sajuara.

Çifti u martua në vitin 2022 dhe ka së bashku një djalë, Rocky, të lindur në nëntor të vitit 2023. Kourtney është gjithashtu nënë e tre fëmijëve nga marrëdhënia e mëparshme me Scott Disick, ndërsa Travis ka fëmijë nga martesa e tij e mëparshme.

 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI