
Anëtari i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Radomir Saiçic, pritet të jetë kandidati i Listës Studentore në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të planifikuara me datë 27 dhjetor. Votimi i listës nuk është mbyllur zyrtarisht ndërsa Saiçic ka fituar mbështetjen e plenumeve studentore dhe përfaqësuesve parlamentarë.
Sipas raportimeve të mediave serbe, kandidatura e tij pritet të shpallet zyrtarisht ditën e nesërme. Saiçic ishte një nga 14 themeluesit e grupimit qytetar “Lista e Studentëve”, i cili shpalli gjithashtu fitoren nga selia e kësaj liste gjatë natës së zgjedhjeve të 25 tetorit.
Në seancën konstituive të Kuvendit të ri të Serbisë, ai u emërua anëtar i Komisionit për Arsim, si dhe zëvendësanëtar i Komisionit për Mbrojtjen dhe Punët e Brendshme dhe i Komisionit për Kosovën.
Gjatë fushatës zgjedhore, Saiçic ka tërhequr vëmendjen edhe për qëndrimet e tij lidhur me Kosovën, Republikën Serbe dhe marrëdhëniet me Rusinë. Në një intervistë ai e cilësoi Kosovën si “territor të pushtuar përkohësisht”, duke iu referuar kështu Kushtetutës së Serbisë.
“Sipas Kushtetutës, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e territorit tonë. Ky është një fakt dhe do të mbetet i tillë. Për mua, është një territor i pushtuar përkohësisht”, deklaroi Saiçic. Ndër të tjera ai tregoi qëndrimine tij në favor të ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Moskën.