Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë”

Lufta që Edi Rama i ka shpallur tiranisë së algoritmit dhe infuencereve të Instagramit, në mënyrë indirekte ka shënuar edhe fundin e ndikimit të mediave tradicionale në shoqëri

Andi Bushati 26 June 2026

Edi Rama ka dekretuar me qëndrimet e fundit viktimën e parë të madhe të revolucionit të flamingove: mediat tradicionale.

Ndoshta i pandërgjegjshëm për efektin që po krijonte përmes sulmeve kundër rrjeteve sociale, që i shpalli si faktorin më me ndikim në protestat masive, ai u bë varrmihësi i pronarëve të TV-ve, që i ka ngritur në rangun e investitorëve strategjikë. Gjatë një fjalimi të para pak ditëve në Pallatin e Brigadave, kryeministri përdori afro 100 herë fjalën algoritëm duke akuzuar “histerinë e algoritmeve” që prodhojnë “skllevër” të tyre, për të krijuar “sheshe ireale xhirimesh”, që nxisin “revolucione imagjinare”. 

Nënteksti i tij qe se në bulevard gjenden njerëz naivë, të gënjyer nga instagrami që kërkojnë gabimisht dorëheqjen e tij. 

Në fakt, Edi Rama nuk ka shpikur rrotën. Fajësimi i mjeteve të reja të komunikimit, të cilat nuk i kontrollojnë dot, është një refleks i zakonshëm për autokratët. Rasti më tipik është ai i Erdoganit, i cili i fajësoi protestuesit e parkut Gezi në 2013, si të çorientuar nga Facebooku dhe Twiteri. Ajo histori që daton diçka më shumë se një dekade nga kjo që nisi tani në Zvërnec, ka ngjashëri të çuditshme me rastin shqiptar. Edhe lideri islamo- konservator i Ankarasë i kishte futur nën zgjedhë pjesën më të madhe të mediave të vendit të tij. Në të njëjtën kohë kur protestuesit ambientalisë dhunoheshin në shesh, televizionet nacionale transmetonin dokumentarë për pinguinët. Askush nuk informonte për atë që ndodhte. Në një moment qytetarët shtypën butonin e kuq të telekomandës dhe zgjodhën t'i merrnin lajmet përmes kanaleve që nuk tjetërsoheshin dot prej censurës.

Pikërisht këtu hyn në lojë armiku i diktatorëve: algoritmi. Kushdo që e njeh sadopak magjinë e tij, e ka të qartë se ai promovon ato lajme që tërheqin angazhim më të madh. Pra, nëse truqve të vitit 2013, u interesonte të dinin më shumë për atë që ndodhte në parkun që do të prishej për t'i lënë vend një xhamie, algoritmi i jepte prioritet mbi ekranet e tyre pikërisht kësaj teme dhe jo mënyrës së jetësës së pinguinëve. 

Në bazë të disa faktorëve kryesorë, si shumësia e njërëzve që flasin për atë temë, shpejtësia e shpërndarjes së saj dhe numri i përlqimeve apo komenteve që merr, përhapja e lajmit bëhet në progresion gjeometrik. I njëjti fenomen ndodhi edhe në zonën e mbrojtur, e cila ishte planifikuar të rrëmbehej në emër të familjes së presidentit Trump. Njerëzit ishin kuriozë të dinin se ç‘bëhej pas atyre telave me gjemba, se ç‘i ndodhi atij protestuesit që e tërhoqën zvarrë disa banditë pa uniformë. Ata kishin kërshëri për faktin se pse policia e shtetit ishte bërë palë me “të këqinjtë” dhe mbi të gjitha se pse të gjithën këtë po mundoheshin ta mbanin të fshehtë me çdo kusht, mediat tradicionale.  

Nga gjithë kjo etje për t'u informuar, algoritmi prodhon një magji. Ai nuk bën Fact Check mes gënjeshtrës apo të vërtetës, as mes të moralshmes dhe asaj që s’është aspak e tillë. Ai është si burimi që të shërben për të shuar etjen. Dhe ai u shndërrua në armën që vrau mediat tradicionale, të cilat, sa prej papërgjegjshmërisë po aq dhe prej prej zellit për të shërbyer, kishin kohë që prodhonin etje, boshllëk, kuriozitet. Pra nëse ka një “fajtor” që algoritmi u çmend, ai nuk duhet kërkuar me lupën e teorive komplotiste. Për të duhet fajësuar thjeshtë nëpërkëmbja e misionit të tyre, prej mediave tredicionale.

Papritmas ne pamë që të ndodhte para syve tanë një mrekulli. Njerëzit e fikën Top-in dhe zgjodhën të mësonin se ç'ndodhte nga faqja në Instagram e Dojnës. Atyre s'u interesonte heshtja e Klanit, sepse orarin e protestës së radhës e merrnin përmes postimeve të Fatmës. Ata ishin indiferentë ndaj Vizionit, sepse çfarë kishin thënë eurodeputetët në rezolutën e tyre për zonat e mbrojtura e shpjegonte me thjeshtësinë e një blogereje që promovon produkte luksi, Dea. 

Askush prej tyre, nuk paguhej nga Athina, nuk ishte një agjente e rojeve të revolucionit islamik, nuk kishte prirje antisemite, apo ndonjë hesap për të larë me familjen Trump. Ato bënin gjënë më të thjeshtë në botë, kumtimin e disa të vërtetave bazike, që mediat tradicionale e kishin tashmë të pamundur t'i shqiptonin.

Prandaj, Edi Rama shpërtheu deri në qesharakëzim kundër influencereve. Pasi ai e pa që ato, tek pullë, me një Iphone apo Samsung në dorë, u treguan më me peshë se ata mamuthë komunikimi, pronarët e të cilëve ai i kishte shpallur investitorë strategjikë duke i ushqyer pa rreshtur me copa tunelesh, me tendera rrugësh, me fshatra turistikë. Dhe në ditën e tij më të vështirë, pikërisht atëhere kur i duheshin më tepër, ato u dukën si prostituta të lodhura që s’tërheqin dot më asnjë klient.  

Ndoshta jo vetëm me qëllim manipulimi, por edhe ngaqë nuk e kuptonte realisht se si kishte mundësi që një armatë e dhjamur me miliona të mposhtej nga disa çupëlina, autokrati shqiptar iu vërsul algoritmit të manipuluar nga duar të padukshme. Me gjasë ai nuk arrinte ta perceptonte se si mediat e kontrolluara prej tij kishin kultivuar për një kohë të gjatë një etje kaq të madhe për të vërtetën, për t'u informuar pa censurë, për të njohur Shqipërinë reale. 

Përballja me këtë botë të re e nxori nga binarët autokratin e plakur. Pikërisht për këtë ai filloi të ushqejë teori kospirative, të prodhojë skenare me komplote, të denoncojë armiq, që falë magjisë të instagramit dhe vajzave që performonin aty kishin ngritur Shqipërinë në këmbë, ndoshta pa e ditur se në këtë mënyrë po shpallte fundin e influencës së televizioneve të vjetër, që patën gënjyer prej një dekade në favor të tij.  ©LAPSI.AL

Të këshilluara

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI