Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

Andi Bushati 20 June 2026

Kur formimin kulturor e ke me të dëgjuar, përdorimi i këtij bagazhi rrezikon të prodhojë efektin e kundërt. Në një përpjekje të dëshpëruar për të krijuar diferencën me blogerët, të rinjtë pa formim politik dhe ndjekësit e rrjeteve sociale që po protestojnë masivisht kundër tij, Edi Rama ka marrë një shëmbull nga vepra më e vjetër e letërsisë botërore, Odiseja e Homerit, për të dhënë mesazhin se nuk ka ndërmend të dorëzohet. 

Para deputetëve socialistë, që e ndiqnin si të shushatur, ai e krahasoi veten me heroin e antikitetit, që pranoi të lidhej me litarë pas direkut të anijes, për të mos iu dorëzuar, ashtu sikurse ia pati lexuar fatin Çircja, sirenave që kërkonin t’ia pengonin udhëtimin drejt Itakës.

Lideri i rilindasve e zgjodhi këtë metaforë për tu dhënë të tijëve mesazhin, se as zhurma e rrugës, as fuqia e algoritmeve, as shtypi botëror që po e përdor Shqipërinë si një laborator në betejën kundër familjes Trump, nuk do ta pengonin të ndiqte qëllimin e tij, modernizimin dhe zhvillimin e vendit dhe përfundimin në stacionin e fundit, atë të BE.

Në fakt, në literaturën e sotme politike shembulli mitologjik i mostundimit ndaj sirenave ka simbolikën e një udhëheqësi modern që nuk e ndal asgjë para objektivave strategjike. Atë nuk e pengojnë të vazhdojë drejt Itakës së vet, as joshja nga idetë populiste, as kompromiset për hir të karriges, as aleancat me bindje që nuk janë të tijat, madje as frika e rrëzimit nga pushteti.

Por, kush e njeh me themel këtë literaturë është i ndërgjegjshëm edhe për përdorimin në sens të kundërt të kësaj metafore. 

Ashtu siç përdoret për të vizatuar një politikan që nuk bën kompromis me parimet, ajo merret si shembull edhe për një të ndryshëm, që i ka veshët të shurdhër dhe sytë të mbyllur për të dëgjuar, kuptuar dhe pranuar sentimentin e popullit të vet. 

Tek udhëtimi i Odisesë, Homeri -, nëse ai ka ekzistuar vërtet dhe nuk është thjeshtë një sendërzimi i një trashigimie të tërë - rrefen se ekuipazhit të anijes iu zunë veshët me dyllë, që rremëtarët të mos tundoheshin prej sirenave. Kjo fabul në modernitet shpesh ka shërbyer edhe për të shpjeguar një gjendje autokratike. 

Sirenat, jo domosdoshmërish simbolizojnë joshjen dhe tundimin që të shmang nga rruga e drejtë. Ato mund të jenë edhe sendërzim i të gjitha kundërpushteteve si opozita, media, qytetarët e pakënaqur, etj. Në këtë rast, Odiseu i ditëve tona rrëzulton të jetë një prijës veshëdyllosur ndaj brengave të njerëzve të tij. Ai më shumë i përngjan një personazhi tjetër homerik ciklopit Polifem, me një sy të vetëm, pra dikujt që kufizohet tek një këndvështrim për ngjarjet dhe botën. 

Po ashtu, as Itaka, në ditët e sotme nuk simbolizon vetëm arritjen e një qëllimi detyrimisht ta lartë. Ajo mund të barabitet dhe me etjen për pushtet, mbajtjen me çdokusht të tij dhe shkaktimin e përplasjeve traumatike ndajt kujtdo që nuk i bindet këtij objektivi.

Ky version i rilexuar i mitologjisë e sheh Odiseun si një personazh që shkel mbi gjithçka për të arritur atë që kërkon sipas parimit “qëllimi justifikon mjetin”. Ky lloj heroi ndërsa lundron drejt Itakës është krejtësisht jashtë realitetit, i mbushur me veten dhe i paaftë të dëgjojë të tjerët, ndonëse ai mund të vetëndihet si një largpamës qëllimirë.

Me siguri që Edi Rama, i cili me siguri, e njeh Odisenë vetëm nga roli i Bekim Fehmiut, që ka parë kur ka qenë i vogël, nuk ka pasur djeni për këtë version të transformuar të mitit të tij. Përndryshe nuk do e kishte rimarë këtë metaforë në momentin e tanishëm. Pasi ajo i shkon fiks për shtat, një njeriu që e ka humbur sensin e realitetit që i ka dyllosur veshët, që e ka shhndërruar pushtetin jo në mjet, por në qëllim në vetvete. 

Në vend që të reket të kuptojë frustrimin, pakënaqësinë dhe revoltën e atyre që janë në rrugë, ai po gënjen të tijët dhe veten, duke i parë ata si vegla të një instrumentalizimi më të madh: herë si agjentë të grekëve, herë si të iranianëve; herë si të gënjyer nga fuqia e algoritmeve e herë si viktima të mediave më prestigjoze të botës, që i yshtin protestuesit të bëhen aktorë të një beteje që nuk është e tyrja.

Eshtë pikërisht mbështetja tek i vtemi mit që di, ai i Odisësë të ekranizuar, që e ka shtyrë Edi Ramën të çirrej këtë fundjavë se ai do të lundrojë drejt Itakës së vet, pa dëgjuar inskenimet e “sheshit të xhirimit” dhe atyre që luajnë rol të paracaktuar poshtë zyrës së tij dhe pa iu nënshtruar “zhurmës së turmave”. Eshtë pikërisht kjo gjë që e ka yshtur drejt një tirade të re përçmimesh dhe fyerjesh ndaj atyre që protestojnë. Por kaq gjë, fundja fundit, ata mund ti’a falin, ndonëse edhe për një pjesë prej tyre injoranca nuk përbën argument.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

Turizmi elitar si kullat e Ramës në Tiranë

Klisheja `turizem elitar` është njësoj si modeli neoliberal i privatizmit të aseteve publike në vitet 1990, i cili u kthye në një parrullë që po ta kundërshtoje të cilësonin si komunist, anti-kapitalist dhe anti-zhvillim

08:56 Blendi Kajsiu

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI