Flash

Protestat/ Dea Michelle influencerja që e plaku Ramën për 20 ditë

Beteja e kryeministrit me yjet e rrjeteve sociale e ka zhveshur atë edhe nga atuja e vetme që i kishte mbetur në politike, të qenit trendi

Lapsi.al 20 June 2026

Edi Rama ka pasur një avantazh në politikë. Përpos fuqisë së parasë, lidhjes me krimin dhe forcës që i jepte armata e PS, ai kishte dhe diçka të vetën: të qenit trendy. Një politikan që dinte të komunikonte me brezin e ri, jo vetëm përmes fjalëve, por dhe përmes formës. Këto 20 ditë të revolucionit të flamingove e vranë këtë mit. Kryeministri sot duket i rëgjuar, i plakur dhe demode. Ai nuk po di ti përgjigjet më atyre që nuk i flasin nga mediat tradicionale, por nga Tik Toku dhe Instagrami, atyre që komunikojnë me meme. Prandaj ai ka shpërthyer kundër influencereve dhe blogerëve. 

Njëra prej tyre e shndërruar në një nga ikonat e revolucionit të flamingove është edhe Dea Michelle. Ajo para ngjarjeve të këtyre ditëve njihej kryesisht si influencuese dhe personazh i rrjeteve sociale, por me shpërthimin e protestave kundër projekteve turistike të lidhura me investimet e familjes Trump në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, ajo është shndërruar në një nga figurat më të dukshme që ka mbështetur publikisht lëvizjen qytetare. Kjo e ka vendosur atë në një përplasje të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama dhe eksponentë të Partisë Socialiste.

“Edi Rama do na përgjigjesh ti, apo do lësh këta xholat që i përdor për shpërqendrim?” e ftoi ajo në duel verbal kryeministrin në një video, pasi ky i fundit sulmoi ata që reaguan në rrjetet sociale.

Ditë pas dite, ndërkohë që publikonte në faqen e saj me mbi 300 mijë ndjekës fragmente nga protestat poshtë zyrave të qeverisë ajo e zgjeroi tematikën. Ajo e akuzoi Ramën se kritika ndaj protestuesve nuk i përgjigjet shqetësimeve reale të ngritura prej tyre; se bullizimi apo sulmet personale ndaj figurave publike që mbështesin protestat nuk zgjidhin debatin mbi çështjen në fjalë.

Edi Rama që, paprtitmas nga trendy dukej si 100 vjeç, kur e pa se protesta u bë e madhe filloi të merrej me ata që e përkrahnin atë në Instagram. Ai i akuzoi ata se nuk paguanin taksa për ato që fitonin duke reklamuar mallra. Ai kaloi edhe deri në komente seksiste. 

Nga Shkodra, ku PS po festonte 35-vjetorin e themelimit të degës ai u mundua të evidentonte hipokrizinë e vajzva influencere.

”T’i s’ke pse u thua shqiptarëve ‘atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, sepse atje do dal me bikini, me atë lidhsen e vogël’. Edhe këta që i shkojnë nga pas në protestë thonë ‘Inshallah i këputet lidhësja’. 

Menjëherë Dea Michelle iu përgjigj se ajo nuk kompleksohej nga burrat që përdornin seksizmin për të shuar zërin e vajzave të reja që duan të thonë fjalën e tyre (video poshtë). Më ironi të hollë ajo iu drejtua Ramës me poza sexy, për ta bërë më të klikueshëm mesazhin e saj. 

“Kjo tjetra nxirrte kremra, që t’i kur të futeshe atje të bëje solidaritet për zogjtë, të shitej edhe ndonjë krem fytyre. Fytyre m’u duk mua, se kushedi ça fërkohej me të”, reagoi serisht në mënyrë të pacipë Rama.

Por ndërsa ai vijonte me kete gjuhë rrunfluencierja tregoi se di të përdorë një armë tjetër të saj. Ajo e nxori bllof kryeministrin që e quajti fitore rezolutën e parlamentit evropian duke cituar dy nenet që ishin pro protestës (Video poshtë).

“Përplasja kulmoi kur Dea Michelle iu drejtua publikisht kryeministrit: “Mos bëj ironi me ne kur ke Zegjinenë në grup!” “Qetësohu dhe merru me problemet që ka vendi.”

Kjo prodhoi dhe antitezën më të madhe: Ramën si padronin e modelit Zeqine dhe Dea Michelle si një nga ato përfaqësuese të asaj gjenerate që nuk e duron më arrogancën e injorancës dhe një kastë të cilën e gjykon se i ka skaduar koha.

Pikërisht kjo ndjesi, më shumë sesa rrëzimi apo largimi nga pushteti, ajo se është bërë demode dhe se duket jashtë kohe, e ka çmmendur Edi Ramën. Përballja me brezin e Deas, nuk është si ajo me Flamurin dhe Saliun. Brekushet me të cilat ai shfaqej para tyre, në sytë e gjeneratës Z duken si benevrekë, E bashkë më to kryeministri ngjan i lodhur dhe i ezauruar, Prandaj edhe këtë fundjavë ai çirrej para deputetëve të tij se nuk do e ndalte as dhuna e algoritmeve as zhurma e turmave.

LAPSI.AL

 

 

 

Të këshilluara

Paratë e drogës në ndërtim/ A rrezikojmë një “1997” të dytë

Ekonomia shqiptare është bërë gjithnjë e më e varur nga industria e ndërtimit e ushqyer nga paratë informale të drogës dhe korrupsionit, ndaj një goditje e thellë ndaj pastrimit të parave mund të shpërthejë “flluskën” e pasurive të paluajtshme dhe të rrezikojë një krizë ekonomike me pasoja të ngjashme me kolapsin e vitit 1997.

17:04

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI