Flash

Rama fut në ngatërresa blogeren Dea Mishel me deputeten Zegjine Çaushi

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan, ka imituar disa influencues që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Zvërnec. Pas deklaratave të tij, ka reaguar...

Lapsi.al 9 June 2026

Debati mes ish-banores së Big Brother, Dea Mishel dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi ka marrë trajtat e një reality show, që ka dalë jashtë kontrollit. Ajo që nisi si një kundërpërgjigje ndaj ironive të Edi Ramës për vajzat që kanë mbështetur protestat për Zvërnecin, ka degraduar në një shkëmbim fyerjesh, diplomash, screenshots-esh dhe videosh nga e kaluara.

Gjithçka nisi kur blogerja mbrojti vajzat e përfshira në protestë, duke i cilësuar si të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa e ktheu shigjetën drejt kampit socialist.

@zeri_al Influencerja i përgjigjet Ramës: Ke në Parlament Zeqinenë që nuk di të numërojë dhe merresh me ne⁉️ #zëri #deamichelle #edirama #viral ♬ original sound - ZËRI

“Mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në kabinet Zeqinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin,” shprehet Dea në reagimin e saj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zegjine Çaushit, deputetes socialiste që është ndjerë e dyer nga fjalët e blogeres. Sipas publikimeve në rrjet, deputetja socialiste i ka dërguar Deas fotografi nga koha kur kjo e fundit ishte pjesë e Big Brother, ndërsa nuk kanë munguar as etiketimet personale.

“Të bësh ironi ti shëmtirë, është fundi i botës”, i ka shkruar Çaushi.

Deputetja vendosi të publikojë notat dhe diplomën e saj universitare, duke treguar një histori personale sakrifice dhe vështirësish ekonomike.

“Këto më poshtë janë diploma dhe lista ime e notave. Ka pasur ditë që kam shkuar në shkollë pa ngrënë, ka pasur ditë dimri të ftohta që këpucët më fusnin ujë, por asgjë nuk më ka penguar. Kam luftuar për këtë diplomë dhe madje që të dilja me 10, për t’ia mbyllur gojën ca qenieve si ty, ca qenieve që turpërojnë femrat, ca mishrave në shitje me flokë, dhëmbë e gjithçka fallco. Ti nuk je vetëm idiote, se kjo të falet, por ti je një idiote e ligë, që tallesh me jetimët, të pamundurit dhe hallexhinjtë. Ti je turpi i grave dhe ajo që askush nuk do të dëshironte të ishte. Për më shumë. Tani u pa puna, do të merremi edhe me ty”, shkruan Çaushi.

Megjithatë, as diploma e Juridikut nuk e mbylli kapitullin. Socialistja publikoi më pas edhe një video të vjetër të Dea Mishel, duke e shoqëruar me etiketime të tjera, mes tyre edhe fjalën “neveri”.

Të këshilluara

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI