Flash

Idris Elba rikthen debatin për James Bond

Lapsi.al 8 June 2026

Aktori britanik Idris Elba ka deklaruar se, sipas tij, nuk është “realiste” që një aktor me ngjyrë të interpretojë rolin e famshëm të James Bond.

Në një intervistë për revistën British GQ, Elba u shpreh se roli i agjentit 007 është shkruar në një mënyrë të caktuar dhe se ndryshime të mëdha nuk përputhen me pritshmëritë e tregjeve globale.

“James Bond është shkruar siç është shkruar për një arsye. Por unë e marr si kompliment që përmendem për këtë rol,” tha Elba.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, “disa tregje nuk e pranojnë këtë ide” dhe se publiku global nuk do të ishte domosdoshmërisht i hapur ndaj një ndryshimi të tillë në karakter.

Elba theksoi se James Bond është një figurë e lidhur ngushtë me traditën e tij dhe se nuk është e nevojshme të ndryshohet për t’iu përshtatur trendeve moderne.

 “Bond është një karakter jorealist dhe nuk ka nevojë të përshtatet me ‘woke’ apo trende të reja, por të ruajë identitetin e tij origjinal,” u shpreh ai.


Aktori gjithashtu kujtoi se në të kaluarën ishte më i hapur ndaj idesë për të luajtur Bond, por më vonë ndryshoi qëndrim për shkak të reagimeve dhe debateve mbi çështje racore që u shfaqën rreth kësaj mundësie.

Elba ka qenë prej vitesh ndër emrat e përfolur për rolin e James Bond, i cili aktualisht po kërkon një aktor të ri pas largimit të Daniel Craig nga seria e filmave.

Të këshilluara

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI