Flash

Pas 22 vitesh mungesë, rikthehet Festivali i Pranverës

Lapsi.al 7 June 2026

Pas më shumë se dy dekadash mungesë, Festivali i Pranverës do të rikthehet këtë fundjavë, duke sjellë sërish në vëmendje një nga ngjarjet më të njohura të muzikës së lehtë shqiptare. Organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar, festivali do të mbahet më 6 dhe 7 qershor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Edicioni i ri synon të ndërthurë traditën me elementët bashkëkohorë të produksionit muzikor. Në konkurrim do të marrin pjesë 20 artistë me krijime të reja, të cilat do të interpretohen plotësisht live, të shoqëruara nga Orkestra Simfonike e RTSH-së dhe grupi muzikor i festivalit.

Përveç garës, në skenë do të performojnë edhe artistë të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Irma Libohova, Bashkim Alibali, Aleksandër Gjoka, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa, Frederik Ndoci, Ledina Çelo, Rovena Dilo, Renis Gjoka dhe emra të tjerë që kanë lënë gjurmë në historinë e festivaleve shqiptare.

Organizatorët kanë premtuar një skenografi moderne dhe surpriza artistike që synojnë ta kthejnë festivalin në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen është prezantimi i festivalit nga dy figura të njohura të artit shqiptar: këngëtarja Bleona Qereti dhe aktori Nik Xhelilaj, të cilët do të udhëheqin dy netët festive në TKOB.

Fituesi do të përcaktohet nga një sistem i kombinuar vlerësimi. Pesha kryesore do t’i takojë jurisë profesionale me 60 për qind të votave, ndërsa 40 për qind do të vijë nga juria e quajtur “Pranvera Digjitale”, e përbërë nga personalitete të artit, medias, marketingut dhe sipërmarrjes.

Në panelin profesional bëjnë pjesë Ledina Çelo, Kejsi Tola, Kamela Islamaj, Markelian Kapidani dhe Eriona Rushiti. Ndërkohë, juria e “Pranverës Digjitale”, përfshin Sarah Berishën, Amos Zaharian, Krista Merkoçin, Arjon Muçën dhe Rizarta Hoxhën.

Festivali do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.

 
  

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI