Flash

Jason Sudeikis flet për jetën sentimentale pas ndarjes nga Olivia Wilde

Lapsi.al 5 June 2026

Jason Sudeikis ka folur hapur për jetën e tij personale, gjashtë vite pas ndarjes nga aktorja dhe regjisorja Olivia Wilde.

Gjatë një interviste në podcastin “Friends Keep Secrets”, aktori i serialit “Ted Lasso” pranoi se nuk ndihet i gatshëm për një jetë me takime të shumta.

“Nuk jam në një fazë të jetës ku më duket e mirë apo e kënaqshme të dal me shumë persona njëkohësisht. Kjo më duket dërrmuese dhe e lodhshme”, u shpreh Sudeikis.

Ai shtoi se në këtë periudhë të jetës, prioriteti i tij janë fëmijët.

“Çdokush me të cilin dal nuk është kurrë numri një në listë… fëmijët janë të parët,” tha aktori, duke iu referuar dy fëmijëve të tij, Otis dhe Daisy, që i ka me Wilde.

Sudeikis theksoi gjithashtu se nuk po nxiton të hyjë në një marrëdhënie të re, por nuk e përjashton mundësinë për të pasur fëmijë të tjerë nëse në të ardhmen bie sërish në dashuri.

Deklaratat e tij vijnë disa vite pas ndarjes së bujshme me Olivia Wilde në vitin 2020, pas më shumë se shtatë vitesh fejesë.

Që prej asaj kohe, të dy kanë vazhduar jetën e tyre personale dhe janë përfolur herë pas here në media për lidhje të reja.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI