Flash

Pas vitesh heshtjeje, Emilia Clarke rrëfen traumën që i ndryshoi jetën

Lapsi.al 5 June 2026

Aktorja Emilia Clarke ka folur hapur për përvojën e saj të vështirë me dy hemorragji cerebrale që kërkuan ndërhyrje kirurgjikale, si dhe për ndikimin që ato patën në shëndetin e saj mendor.

Gjatë eventit Variety Power of Women London, Clarke tha se një dëmtim i trurit mund ta bëjë një person të ndihet sikur nuk do të jetë më kurrë ai që ka qenë më parë.

“Për disa vite ndihesha sikur e kisha mashtruar vdekjen dhe ajo do të vinte të më gjente. Mendoja se kisha bërë diçka të gabuar dhe nuk duhej të isha këtu,” u shpreh Emilia.

Aktorja e serialit Game of Thrones tregoi se hemorragjia e parë cerebrale ndodhi kur ishte 22 vjeç, pikërisht në kohën kur karriera e saj po merrte hov falë rolit të Daenerys Targaryen. E dyta ndodhi dy vite më vonë, kur ishte 24 vjeç.

Në vitin 2019, Emilia dhe nëna e saj, Jenny Clarke, themeluan organizatën bamirëse SameYou, e cila mbështet personat që kanë përjetuar hemorragji cerebrale apo dëmtime të tjera të trurit.

Aktorja tregoi se për shkak të angazhimeve intensive në punë nuk pati kohë të përpunonte traumën që kishte kaluar.

Ajo vazhdoi të punonte vetëm pak javë pas operacioneve, duke neglizhuar simptoma serioze si ankthi, problemet hormonale, dhimbjet fizike dhe madje edhe humbjet e vetëdijes.

“Kur mendon se kush je ti – personaliteti, intelekti, humori, kujtimet – të gjitha jetojnë në mendjen tënde. Dhe kur ajo të tradhton, mund të humbësh besimin te vetja dhe të bindesh se nuk do të jesh më kurrë ai person që ke qenë,” tha Clarke.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI