Flash

Letra e Jennifer Aniston për Matthew Perry hiqet nga ankandi

Lapsi.al 4 June 2026

Një letër prekëse e shkruar nga Jennifer Aniston për mikun dhe kolegun e saj të ndjerë Matthew Perry është tërhequr në mënyrë misterioze nga një ankand bamirësie që përfshin sendet personale të aktorit.

Letra ishte pjesë e një albumi fotografik me titull “The One with the Last Supper”, i cili përmbante fotografi të rralla dhe momente të papublikuara nga darka përmbyllëse e kastit të serialit Friends në vitin 2004. Albumi ishte një dhuratë që Jennifer ua kishte bërë kolegëve të saj pas xhirimit të episodit të fundit.

Ankandi, i organizuar nga Matthew Perry Foundation në bashkëpunim me Heritage Auctions, do të zhvillohet më 5 qershor 2026 dhe përfshin rreth 130 objekte personale të aktorit.

Megjithatë, më 3 qershor u konfirmua se letra e Jennifer Aniston nuk është më e disponueshme për shitje, ndërsa arsyet e tërheqjes nuk janë bërë publike.

Në mesazhin e saj emocional, Jennifer i drejtohej aktorit me fjalët:

“Matty! O Zot… Si do të jetoj pa dritën tënde në jetën time çdo ditë? E di që ajo dritë është zbehur ndonjëherë dhe kam pasur frikë se do të shuhej plotësisht. Por ti gjithmonë je rikthyer.”

Ajo falënderonte Perry-n për luftën e tij me varësinë dhe për vendimin për të vazhduar jetën, duke shtuar se ai kishte shumë për t’i dhënë botës jo vetëm si artist, por edhe si mik.

Një pjesë e letrës tërhoqi veçanërisht vëmendjen, pasi Jennifer e përshkruante Matthew-n si “bashkëshort dhe baba”, ndonëse aktori nuk ishte martuar kurrë dhe nuk kishte fëmijë.

Pavarësisht tërheqjes së letrës dhe albumit, ankandi vazhdon me objekte të tjera të njohura, përfshirë 26 skenarë të serialit Friends, kopjen e kornizës së famshme të verdhë nga dera e apartamentit të Monica Geller, koleksione të shumta të Batman-it, portofolin personal të aktorit dhe veprat e artistit Banksy.

Të gjitha të ardhurat nga ankandi do t’i kalojnë Fondacionit Matthew Perry, i krijuar pas vdekjes së aktorit më 28 tetor 2023, me misionin për të ndihmuar personat që përballen me varësinë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI