Flash

Cassie Ventura largohet nga SHBA pas dëshmisë në gjyqin ndaj Diddy-t

Lapsi.al 3 June 2026

Këngëtarja Cassie Ventura ka deklaruar në dokumente gjyqësore se aktualisht jeton jashtë Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka plan të rikthehet në vend.

Në një deklaratë të datës 1 maj, të dorëzuar si pjesë e një padie ndaj saj nga ish-mbikëqyrësi i saj Clayton Howard, ajo shprehet: “Unë jetoj jashtë Shteteve të Bashkuara. Nuk kam ndërmend të kthehem për të jetuar në SHBA”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ende nuk dihet se në cilin shtet është zhvendosur këngëtarja dhe kur ka ndodhur saktësisht largimi i saj. Ky zhvillim vjen rreth një vit pasi Ventura dëshmoi në gjyqin federal ndaj ish-partnerit të saj, Sean “Diddy” Combs, ku ai u përball me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual.

Gjatë procesit gjyqësor, ajo rrëfeu për abuzime fizike dhe emocionale gjatë marrëdhënies së tyre shumëvjeçare, që zgjati nga viti 2007 deri në 2018.

Ventura kishte ngritur më herët një padi civile ndaj Combs në vitin 2023, e cila u zgjidh brenda 24 orëve, ndërsa më vonë ajo deklaroi se kishte marrë një marrëveshje financiare prej 20 milionë dollarësh.

Në çështjen aktuale, Clayton Howard pretendon se Ventura i ka shkaktuar dëme fizike dhe emocionale dhe kërkon dëmshpërblim.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI