Flash

Rikthim i mundshëm i miqësisë: Karlie Kloss në dasmën e Taylor Swift

Lapsi.al 3 June 2026

Lista e të ftuarve në dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave, pasi në të është përfshirë edhe supermodelja Karlie Kloss, pavarësisht spekulimeve për një ftohje të marrëdhënies mes tyre.

Sipas raportimeve, ftesa e Kloss fillimisht ishte e pasigurt, por burime të tjera thonë se ajo do të jetë pjesë e ceremonisë. Ndërkohë, Swift pritet të martohet me Travis Kelce rreth datës 3 korrik.

Burimet theksojnë se disa nga marrëdhëniet e Swift janë tensionuar me kalimin e viteve dhe se këngëtarja dëshiron të rrethohet nga njerëz që kanë pasur rol të rëndësishëm në jetën e saj.

Swift dhe Kloss janë njohur në vitin 2013 dhe për disa vite kanë pasur një miqësi të afërt, duke u shfaqur së bashku në evente publike dhe projekte të ndryshme.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre u përfol në vitin 2018, kur Kloss u martua me Joshua Kushner dhe Swift nuk mori pjesë në dasmë, duke u justifikuar me angazhime pune. Në atë periudhë, në rrethin e Kloss ishte edhe menaxheri Scooter Braun.

Në vitin 2019, Braun bleu katalogun muzikor të Swift, një veprim që këngëtarja e cilësoi si “të neveritshëm” dhe që çoi në ri-regjistrimin e albumeve të saj.

Sipas një burimi, Swift ka besuar më vonë se qëllimet e Kloss nuk ishin plotësisht të sinqerta dhe se miqësia ishte ndikuar nga fama dhe interesat profesionale.

Megjithatë, burime të tjera pretendojnë se dyshja i ka zgjidhur mosmarrëveshjet dhe se Kloss është sërish në listën e të ftuarve.

Në dasmë pritet të marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur si Zoë Kravitz, Ed Sheeran, Gigi Hadid dhe Selena Gome.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI