Flash

Katy Perry drejt Prishtinës, i bashkohet Sunny Hill Festival

Lapsi.al 5 June 2026

Katy Perry do të jetë një nga emrat kryesorë të Sunny Hill Festival këtë verë, duke shtuar edhe Kosovën në turin e saj  nëpër Evropë.

Lajmi u zbulua përmes një videoje të publikuar nga Dua Lipa në Instagram, ku dy këngëtaret zhvillojnë një bisedë telefonike plot entuziazëm. Katy tregoi se po përgatitet intensivisht për sezonin veror.

“Do të jem në të gjithë Evropën, nga qershori deri në fund të gushtit”, tha ajo.

Kur Dua e pyeti nëse do të performonte diku ku mund ta ndiqte nga afër, Katy zbuloi surprizën.

“Në fakt do të jem në një vend që quhet Prishtinë”, tha ajo, duke iu referuar kryeqytetit të Kosovës.

E habitur, Dua e pyeti se çfarë do të bënte atje, ndërsa Katy iu përgjigj me buzëqeshje: “Do performoj në një festival që quhet Sunny Hill Festival!”

“Zot i madh! Po vjen në qytetin tim të lindjes!”, reagoi Dua me entuziazëm.

Katy e falënderoi këngëtaren për ftesën, duke theksuar se mezi pret të takojë fansat e saj në Kosovë.

“Kam shumë fansa që mezi pres t’i takoj. Dhe sigurisht edhe fansat e tu”, u shpreh artistja, përpara se ta pyeste Duan nëse do të ishte e pranishme.

“Do të jem aty, duke kënduar çdo fjalë”, u përgjigj Lipa.

Sunny Hill Festival do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë, ndërsa Katy Perry do të ngjitet në skenë në natën hapëse të festivalit.

Në vitet e kaluara, festivali ka sjellë emra të njohur ndërkombëtarë si Miley Cyrus, Calvin Harris, Bebe Rexha dhe Shawn Mendes.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI