Flash

Pas një pauze të gjatë, Will dhe Jada Pinkett Smith shfaqen sërish në publik

Lapsi.al 4 June 2026

Will Smith dhe bashkëshortja e tij Jada Pinkett Smith janë shfaqur në publik për herë të parë pas gjashtë muajsh.

Dyshja u pa në një darkë familjare në Nobu Malibu, por mbërritën veçmas në restorantin luksoz.

Will dhe Jada u shoqëruan nga djali i tyre Jaden, si dhe nëna e Will-it, Caroline, dhe djali i tij Trey, të cilin e ka nga martesa e mëparshme me Sheree Zampino.

Edhe pse nuk mbërritën së bashku, ata u fotografuan duke u larguar në të njëjtin automjet, një Land Rover i zi.

Dalja e tyre vjen gjashtë muaj pas herës së fundit që u panë bashkë në Paris Fashion Week në janar, e cila ishte gjithashtu katër muaj pas daljes së tyre të mëparshme publike. Ata u panë duke mbështetur Jaden-in, i cili prezantoi koleksionin e tij të parë si Drejtor Kreativ për meshkuj në Christian Louboutin.

Daljet e tyre të rralla publike vijnë pas deklaratës së Jada-s se ajo dhe Will janë ndarë që në vitin 2016. Duke folur në vitin 2023 në “Today Show”, ajo tha:

“Deri në vitin 2016, ne ishim thjesht të lodhur nga përpjekjet. Mendoj se të dy ishim ende të kapur pas një fantazie të asaj që mendonim se duhej të ishte tjetri.”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI