Flash

Brad Pitt në telashe ligjore, paditet për markën e kujdesit ndaj lëkurës

Lapsi.al 5 June 2026

Brad Pitt, është përfshirë në një betejë ligjore të pazakontë pasi kompania e produkteve të bukurisë për meshkuj "Beau D." e ka paditur për shkelje të markës tregtare dhe konkurrencë të pandershme.

Sipas dokumenteve ligjore, "Beau D.", e cila regjistroi markën e saj në vitin 2020, pretendon se kompania e kujdesit ndaj lëkurës e Pitt ndryshoi emrin nga "Le Domaine" në "Beau Domaine" gjatë vitit 2025, duke krijuar konfuzion tek konsumatorët për shkak të ngjashmërisë së madhe mes dy emrave.

Brad Pitt lançoi linjën e tij të kujdesit ndaj lëkurës në vitin 2022 në bashkëpunim me familjen franceze Perrin, e njohur për menaxhimin e vreshtit Château Miraval, ku aktori zotëron 50 për qind të aksioneve. Produktet e "Beau Domaine" përmbajnë një përbërës të patentuar të nxjerrë nga varietetet e rrushit Grenache, Syrah dhe Mourvèdre, të cilat pretendohet se kanë veti kundër plakjes.

Kompania paditëse kërkon 75 mijë dollarë dëmshpërblim, si dhe një urdhër gjykate që do ta ndalonte përdorimin e emrit "Beau Domaine" në aktivitetet e ardhshme tregtare.

Përveç akuzave për shkelje të markës tregtare dhe konkurrencë të pandershme, "Beau D." e akuzon kompaninë e Pitt edhe për "false designation of origin", një shkelje që lidhet me krijimin e konfuzionit tek konsumatorët lidhur me origjinën ose prodhuesin e një produkti.

Themeluesi i kompanisë, Brandon Palas, deklaroi për Air Mail se kishte tentuar tri herë ta zgjidhte çështjen në mënyrë private.

"Nuk bëhet fjalë për publicitet apo ndëshkim. Bëhet fjalë për mbrojtjen e asaj që kemi ndërtuar ndër vite dhe për të siguruar që markat e pavarura të kenë mundësi të zhvillohen pa u zbehur nga emra më të mëdhenj", u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Pitt ka theksuar më herët se nuk dëshiron që marka e tij të perceptohet si një biznes i lidhur me famën e tij personale.

"Nuk jam fytyra e kësaj linje. Nuk dua të shes diçka bazuar te emri im. Bëhet fjalë për tokën, shkencën dhe njerëzit që qëndrojnë pas saj", ka deklaruar aktori për Variety.

Padia vjen në një moment të vështirë për Pitt edhe në jetën private. Vetëm pak ditë më parë, djali i tij i madh, Maddox, paraqiti kërkesën për të hequr ligjërisht mbiemrin "Pitt" dhe për të përdorur emrin "Maddox Chivan Jolie".

Maddox, i cili u adoptua nga Angelina Jolie në vitin 2002, thuhet se e ka marrë këtë vendim për arsye personale, ndërsa raportet për marrëdhëniet e tensionuara mes tij dhe aktorit vazhdojnë prej vitesh.

Edhe disa nga fëmijët e tjerë të ish-çiftit kanë hequr dorë nga mbiemri "Pitt". Vajza e tyre Shiloh e bëri këtë ligjërisht në vitin 2024, ndërsa Zahara është prezantuar publikisht vetëm me mbiemrin Jolie.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie, të cilët kanë gjashtë fëmijë së bashku, u divorcuan pas një ndarjeje shumë të përfolur në vitin 2016. Që prej asaj kohe, raportet mes aktorit dhe disa prej fëmijëve të tij janë përshkruar si të tensionuara.

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI