Flash

Fansat në alarm pas performancës së Post Malone në skenë

Lapsi.al 5 June 2026

Një video e re e këngëtarit Post Malone gjatë një performance live ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pasi ai shihet dukshëm i lodhur dhe me sjellje të pazakontë në skenë.

Në pamjet që janë bërë virale, 30-vjeçari duket se ka vështirësi gjatë interpretimit, ulet në skenë dhe ndez një cigare, përpara se të ngrihet sërish dhe të qëndrojë për disa sekonda i heshtur duke parë publikun. Më pas ai shihet edhe duke pështyrë në ajër, një moment që ka habitur fansat.

Disa përdorues në rrjet kanë krahasuar sjelljen e tij me performancat e fundit të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, duke shprehur shqetësim për gjendjen e tij.

Komentet në rrjet variojnë nga “duket i rraskapitur” deri te thirrjet që ai të marrë ndihmë, ndërsa disa fansa kujtojnë edhe shtyrjen e fundit të turneut të tij “BIG ASS Stadium Tour”, i cili përfshin bashkëpunime me artistë si Jelly Roll.

Post Malone u bë i famshëm në vitin 2015 me këngën “White Iverson”, ndërsa më vonë arriti sukses global me hite si “Sunflower”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI