Flash

Taylor Swift thyen rekorde me këngën e ‘Toy Story 5’

Lapsi.al 7 June 2026

Vetëm disa orë pasi Taylor Swift publikoi këngën “I Knew It, I Knew You” të premten, më 5 qershor, disa platforma streaming njoftuan se ajo kishte thyer menjëherë rekorde të reja të ditës së publikimit.

Apple Music bëri të ditur se "kënga u bë country më i madh i vitit 2026” dhe theu gjithashtu “rekordin e të gjitha kohërave për këngën më të madhe nga një kolonë zanore, bazuar në dëgjimet e ditës së parë”.

Ndërkohë, Spotify njoftoi se kënga është “kënga country më e dëgjuar brenda një dite nga një artiste femër në historinë e platformës”.

Amazon Music gjithashtu deklaroi se kënga ka pasur “debutimin më të madh global në 24 orët e para për çdo këngë në vitin 2026”.

Taylor Swift dhe Pixar kishin krijuar pritshmëri për këngën përmes “Easter eggs” që sugjeronin bashkëpunimin e mundshëm me “Toy Story 5”.

Më 1 qershor, Swift konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në kolonën zanore të filmit, duke thënë se kishte realizuar një ëndërr fëmijërie duke shkruar për personazhet e “Toy Story”.

Kënga u publikua më 5 qershor së bashku me videoklipin, i cili përmban skena nga “Toy Story” me fokus te personazhi Jessie.

Swift u shpreh se projekti ishte një përvojë njëkohësisht e re dhe nostalgjike, duke falënderuar regjisorin Andrew Stanton dhe kompozitorin Randy Newman për kontributin e tyre në universin muzikor të “Toy Story”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI