Flash

Banorët kundër dasmës së Dua Lipës: “Palermo nuk është për të pasurit”

Lapsi.al 5 June 2026

Në qytetin e Palermos në Sicili kanë shpërthyer protesta kundër dasmës luksoze tre-ditore të Dua Lipës dhe Callum Turner.

Sipas mediave ndërkombëtare, zona të tëra të qytetit janë mbyllur për publikun, ndërsa prania e policisë është shtuar ndjeshëm përreth ambienteve ku pritet të zhvillohen festimet luksoze, përfshirë Palazzo Valguarnera-Gangi.

Autoritetet kanë vendosur barriera sigurie në sheshe kryesore si Piazza Sant’Anna dhe Piazza Croce dei Vespri, të cilat janë mbyllur për banorët gjatë gjithë fundjavës së dasmës.

Banorët vendas kanë reaguar duke vendosur postera dhe grafite në hapësirat publike me mesazhe proteste si “Palermo nuk është me qira”, “Sheshet tona nuk janë dhoma juaj ndenjeje” dhe “Palermo nuk është për të pasurit”.

Disa prej tyre kanë deklaruar për mediat se qyteti po trajtohet si “park tematik” për shkak të eventit privat, duke kritikuar bllokimin e rrugëve dhe kufizimet e lëvizjes për disa ditë me radhë.

Dasma e çiftit, e cila sipas raportimeve kushton rreth 1.73 milionë dollarë, përfshin një ceremoni madhështore në Villa Valguarnera, pranë Palermos, si dhe evente të ndryshme gjatë fundjavës.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI