Flash

Qeveria flet me gojën e vëllezërve Veshaj për investimin e Zvërnecit

Lapsi.al 7 June 2026

Pas disa ditësh protestash për Zvërnecin, qeveria ka vendosur t'u flasë të rinjve me gojën e vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj, dy vlonjatët që tashmë kanë platformën e tyre mediatike

Veshajt kanë zhvilluar një bisedë me disa vlonjatë të njohur, të cilët u shprehën pro projektit që parashikohet të zhvillohet në Zvërnec.

“Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri”, tha Donaldi gjatë emisionit.

Sidoqoftë, qëndrimi i Donald Veshajt merr tjetër kuptim në dritën e zhvillimeve të fundit. Përveç jetës si personazh i shoëbizz, Donaldi po hyn edhe në botën e ndërtimit. 

Në media është raportuar se kompania “DGC” sh.p.k., e themeluar prej tij dhe Glenis Çobos në vitin 2024, ka aplikuar pranë Këshillit Kombëtar të Territorit për ndërtimin e një kulle 33 katëshe me funksion rezidencial dhe hotelier në Vlorë.

Shoqëria ka si objekt veprimtarie investimet dhe ndërtimin, ndërsa projekti i saj rezulton të jetë shqyrtuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, institucioni që drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama.

Pikërisht për këtë arsye, mbështetja e Veshajve për investimin në Zvërnec nuk duhet lexuar si ajo e personazheve të shoëbizz, por si ajo e një personi që ka marrë leje për një kullë 33 katëshe në Vlorë.

Para vëllezërve Veshaj, për protestën ka reaguar Noizy, ose ndryshe Rigels Rajku që zgjodhi të përgjigjej me irritim ndaj kritikëve, duke deklaruar se nuk beson teoritë se “po shitet Shqipëria” dhe se është pro investimit prej 4 miliardë dollarësh.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI