Flash

Luan Zhegu nderohet me çmimin “Pranverë e përhershme” nga RTSH

Lapsi.al 7 June 2026

Kantautori dhe një prej emrave më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, Luan Zhegu, është vlerësuar nga Radio Televizioni Shqiptar me çmimin e veçantë “Pranverë e përhershme”, në kuadër të Festivalit të Pranverës.

Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë, ku prezantuesit Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj ftuan maestro Zhani Ciko për dorëzimin e trofeut.
 

Në fjalimin e tij, Ciko theksoi kontributin e Zhegut në muzikën shqiptare, duke e cilësuar si një figurë të rëndësishme të kantautorëve të brezit të tij.
 

“Jemi në shtëpinë tonë në këtë Festival, në shtëpinë e muzikës. Për mua është një ngjarje e veçantë që një personalitet, kantautor si Luan Zhegu, i cili përshkruhet në këngët e tij me tematika të pasura merr këtë çmim”,  u shpreh Ciko gjatë ceremonisë.

Ai solli në vëmendje edhe një nga periudhat e rëndësishme të karrierës së Zhegut, vitin 1997, kur kënga “Fal”, e kompozuar prej tij dhe e interpretuar nga Ledina Çelo, u vlerësua me çmimin e parë në festival.

"Vendi ishte në situata të vështira në ato kohë. Bëmë koncertin dhe kënga ‘Fal’ ishte apel për të urtuar dhe sensibilizuar njerëzit duke pasur parasysh situatën. Ndihem i vlerësuar që i dorëzoj Luanit këtë çmim” shtoi maestro Ciko.

I emocionuar pas vlerësimit, Luan Zhegu falënderoi publikun dhe organizatorët, duke theksuar lidhjen e gjatë me dëgjuesit ndër vite.

“Ky çmim i dedikohet publikut tim të mrekullueshëm që ka rreth 60 vite që bashkë-ecën me mua. Falënderoj stafin e festivalit dhe RTSH-në këtë emblemë të artit shqiptar për këtë vlerësim që më bëri”, u shpreh artisti.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI