Flash

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

Andi Bushati 10 July 2026

Policia e pushtetit ka hapur një debat të denjë për regjimet autokratike: shpalljen e përndjekjes për ata qytetarë të revoltuar, që po shprehin në rrjetet sociale zemërimin e tyre me sistemin oligarkik që ka ngritur Edi Rama. Shefi i kësaj trupe politike, Skënder Hita, pohoi me gojën e tij se do të procedojë penalisht këdo që bën komente negative në faqet e bizneseve apo jep vlerësime të këqia (për shembull me një yll) për performancën e tyre, me justifikimin se ata po shpifin dhe po manipulojnë tregun dhe çmimet. 

Natyrisht, nuk do shumë mend që të kuptohet se sjellja prej xhandari të pushtetit e shefit të policisë është vendosur në hierarkinë që qëndron shumë lart mbi të. Nuk janë as zbatimi i ligjit dhe as ankesat e bizneseve ato që kanë ngjallur shqetësim. Problemi ka alarmuar Edi Ramën dhe rilindjen dhe për të vërtetuar këtë majfton të shihet se si përpos policisë, menjëherë dhe paralelisht me të u vu në punë edhe aparati mediatiko propogandistik.

Armiku i radhës nuk qe algoritmi, fanatiku anti-semit, agjenti grek apo islamik, që po kërkonte shkatërrimin e mrekullisë turistike të Shqipërisë. Target këtë herë u bënë ata qytetarë që kanë vendosur të apelojnë për bojkotimin e bizneseve të oligarkëve pranë pushtetit, dhe të jenë aktivë në rrjetet sociale për të “nxirë” me komente në Google Review bizneset e tyre. Të ndërgjegjësuar edhe prej 40 ditësh protestë, se jetojnë në një vend të padrejtë, ku pasuria kombëtare ndahet në mënyrë të pabarabartë, ku të kamurit akumulojnë gjithnjë e më tepër pasuri, ndërsa të varfërit gjithnjë e më shumë mjerim, një mori aktivistësh është organizuar kundër atyre që i etiketojnë si biznese pranë pushtetit. 

Në fakt, ky fenomen që çuditi, si policët me uniformë, si ata mediatikë të regjimit, nuk është ndonjë risi shqiptare. Ai ka ndodhur në shumë vende autokratike për të denoncuar dhe bojkotuar ata biznesmenë që përfitojnë nga afërsia me shefin politik të vendit. Të tilla kanë ngjarë në Rusi kundër biznesmenëve të Putinit, një fushatë e përafërt me logon “Nuk blejmë”, është zhvilluar edhe ndaj grupeve të lidhura me Erdoganin në Turqi, ndërsa milionerë si Lorinc Meszaros, që përfitonte nga Viktor Orban ka rënë shpesh pre e valëve të tilla. Ato janë tipike për qytetarë, të cilët pasi e kuptojnë se jetojnë në kushte të kufizuara lirish politike, ndërgjegjësohen edhe për faktin se kjo gjendje lehtëson vjedhjen e tyre ekonomike. Pra, në sisteme jo demokratike hapsira e abuzimit me pasurinë e përbashkët shumfishohet. 

Po atëhere ç‘të re ka këtu, që e detyroi kryepolicin e regjimit dhe mediat e tij, pra gjithë aparatin e pushtetit, të vinin kujën?

Arsyeja nuk është as ligjore e aq më pak parimore. Ajo është thjesht utilitare. 

Për 13 vite me radhë krijimi i lidhjeve okulte me një grusht biznesmenësh ka qenë një nga tre shtyllat (së bashku me krimin e organizuar dhe televizionet e dezinformimit kombëtar), që kanë mbajtur në këmbë regjimin e Ramës. Ai i jepte atyre, tendera pa garë, pasuri publike duke ndryshuar ligjet, leje ndërtimesh, tituj investotor strategjikë, etj. Në këmbim, këta biznesmenë të preferuar, hidhnin para për zgjedhjet, plotësonin tekat megalomane të liderit (rasti i fundit blerja masive e biletave të pashitura të koncertit të Kanye West), paguanin star-arkitektët e kullave që kishte përcaktuar ai dhe për kusur blenin edhe ndoinjë verë 33 mijë euroshe. Në këtë marëdhënie ishin të gjithë të fituar. Rama përpos pushtetit ushqente narcizizmin e tij, biznesmenët përpos pasurisë garantonin edhe paprekshmërinë nga regjimi të cilit i shërbenin.

Por, “Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton prej autokratit, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës. Ata u sulmuan me thirrje për bojkot dhe me komente negative në faqet e kompanive të tyre. Kategorizimet me një yll e shuan yllin e paprekshmërisë që u garantonte ky sistem. Ato mund ta dëmtojnë suksesin dhe fitimet. Pra, këtej e tutje njehsimi me Edi Ramën nuk është më garanci për më shumë para, por mund të shndërrohet edhe në humbje financiare.

Pikërisht se ka ndjerë rrezik Rama ka urdhëruar policët me uniformë dhe ata mediatikë të bëjnë ç‘është e mundur për ta ulur këtë dallgë. Ai e kupton i pari se nëse biznesi e sheh si barrë, është i paskrupullt për ta lëshuar menjëherë. Ai ka nuhatjen e nevojshme për të parashikuar se, nëse ai kthehet një një hall për oligarkinë, një nga tre shtyllat ku mbahet regjimi i tij rrezikon të shembet. Prandaj ai po kërcënon me nene të kodit penal ata që shkruajnë komente në google rewiev.

LAPSI.AL

 

Të këshilluara

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI