Flash

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

Andi Bushati 2 July 2026

Askush nuk mund të vërë bast se kur do të bjerë Edi Rama, por tani të gjithë e dinë se kurba e rënies së tij është e pakthyeshme. Për të kuptuar këtë, më shumë se gjithçka, na shërben portreti që po skicohet në shtypin perendimor për kryeministrin tonë, që prej ditës kur në Shqipëri filloi ai që më pas u emërtua si revolucioni i flamingove.

Në këtë muaj të bekuar, që nisi me tërheqjen zvarrë të një protestuesi në Zvërnec, për tu fuqizuar në mënyrë progresive në buvevardin e Tiranës, shumë gjëra kanë ndryshuar. Prej dy dekadash, autokrati që sundon me dorë të hekurt Shqipërinë, përshkruhej nga gazetarët e huaj si artisti që i dha ngjyra një kryeqyteti të zymtë, si lideri që kishte shancin ta nxirrte popullin e tij nga obskurantizmi, si udhëheqësi vizionar që do ndërtonte paqen rajonale, si njeriu të ciliti iu dha shnaci të bënte vendin e tij pjesë të familjes së madhe evropiane.

Kjo kartolinë është shkrumbuar në mënyrën më spektakolare të mundshme vetëm brenda 30 ditëve. Sot Edi Rama po shpërfaqet me forcën e gjithë asaj që ai ka tentuar ta fshehë ndër vite. Në dhjetra artikuj të New York Times, The Guardian, Politico, The Times, CNN, Der Spiegel, Le Monde, që kanë folur për ne, me një denduri që nuk ishte parë që prej vitit të mbrapshtë 1997, ai përshkruhet si një politikan që ka favorizuar pabarazinë përpala ligjit, korrupsionin institucional dhe u ka dhënë prioritet oligarkëve lokalë.

Nga kampioni që reket të integrojë vendin në BE, Rama po vizatohet si pengesa më e madhe për realizimin e kësaj sfide. Bibla e të majtës britanike The Guardian, citoi disa deputetë që alarmonin për rrezikun e dëmtimit të aspiratave të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Le Monde e tregonte protestën si një reagim kundër një sistemi të dominuar nga oligarkë dhe fryt i marëdhënieve të errëta të biznesit me pushtetin. Jo rastësish kjo gazetë citonte manifestues që e vizatonin kryeministrin si dikë që sillet sikur vendi të ishte pronë e tij. Britanikia The Times e raportonte revoltën e të rinjve pa parti si një lëvizje kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes. Reuters që theskonte faktin se mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministritt e arsyetonte këtë thitrrje me pakënaqësinë ndaj qeverisjes. 

Në një testim që redaksia e Lapsi.al bëri disa ditë më parë në aplikacionet e kërkimit me inteligjencë artificiale aty dilte qartaz dhe prerë se imazhi mediatik i ndërtuar me mund, para, dhe PR, për vite me radhë, është shembur vetëm brenda pak kohe kur u përball me pasqyrën e lëvizjes qytetare. 

Deri diku, të gjitha këto edhe mund të justifikohen. Në çdo vend dhe ndaj çdo qeverisjeje mund të ketë një pjesë të shoqërisë që ankohet për abuzimin me pushtetin, arrogancën në ushtrimin e tij dhe tendencën për të anashkaluar ligjin. Por ajo që nxori në pah revolucioni i flamingove, lupa që ai fokusoi mbi aferën e Zvërnecit, nuk dëshmoi vetëm tendencën për të shitur llokma Shqipërie, si një mënyrë për të përfituar mbështetje ndërkomëtare në Shtëpinë e Bradhë, as vetëm ligjin e pashkruar të marveshjeve okulte me oligarkë të cilët kanë 'carta bianca" për të nënshtruar hipotekat, gjykatat, policinë dhe çdo segment tjetër të shtetit.

Këtë herë sfida u bë më e madhe. Falë edhe dosjeve të SPAK, që "rastësisht" rrodhën porsa shpërtheu protesta, ne morën konfirmimin për kriminalizimin deri në palcë të sistemit tonë ekonomik, që ushqehej me paratë e kokainës që prodhohej në Amerikën Latine pvr tu shitur më pas në kontinentin e vjetër. Kullat e firmosura nga Rama, biznesmenët e tij të preferuar, star arkitektët e afishuar në "Albanian files", dolën se ushqeheshin nga fluksi i parave të pista të kokainës.

Pikërisht ky fenomen, i cili nga laguna e Nartës shpërndahej si njollë vaji në gjithë hartën e vendit, pushtoi për herë të parë me forcë mediat ndërkombëtare. Edi Rama u pyet, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nga Financial Times, nëse ai ishte një padrino (Godfather). Ndonëse ai iu përgjigj qytarëve të vet me një "Fuck You", kjo nuk e pengoi një media tjetër, të përditshmen e referencës në SHBA, New York Times të ngrinte pikpyetjen se si qe e mundur që një njeri i dyshuar si narkotrafikant, Artur Shehu, të përfshihej në një projekt ku implikohej familja e presidentit të SHBA. Ajo nuk e dekurajoi britaniken "The Times" të aludonte se përfshirja e personave të implikuar në pastimin e parave nuk qe krejt e rastësishme. "Projekti i lidhur me Kushnerin është shndërruar në një simbol të zemërimit ndaj korrupsionit dhe depërtimit të kapitalit me origjinë të dyshimtë", shkruante kjo gazetë.

Pra pyetja e parë që të vjen ndër mend, kur përballesh me këtë ndryshim radikal të mediave ndërkombëtare është: a do qe e mundur që-, nëse të rinjtë shqiptarë s'do të kishin dalë në rrugë -, të skicohej ky portret i Edi Ramës, krejt i kundërt nga ai që ishte raportuar për vite të tëra? 

Përgjigjja vetëkuptohet. Revolucioni i falamingove u bë varrëmihësi i klishesë të politikanit artist. Ky profil, i ngritur me shumë para, lobim dhe sjellje tinzare ia la vendin dyshimit se mos e gjitha kjo ka qenë ana e dukshme e një medalje që donte të fshihte mbajtjen e pushtetit dhe mbijetesën e ekonomisë në aleancë me narkotrafikun. Teza që artrikulohej prej kohësh në Shqipëri, ajo e një ekonomie informale, që shërbente për të ushqyer sistemin, për të kontrolluar mediat, për të blerë zgjedhjet, të gjitha këto nën maskën e një zhvillimi të remë, të dizenjuar në bashkëpunim me studiot arkitekturore me rënome ndërkombëtare, më në fund hodhi rënjë edhe në TV dhe gazetat më të mëdha të perëndimit.

Ky është një nga efektet më të spikatuara të lëvizjes që filloi në Zvërnec për ta tejkaluar atë. Ajo vizatoi përpara syve të botës portretin e një Edi Rame tjetër. Prandaj dhe historianët që do ta përshkruajnë një ditë shembjen e këtij regjimi duhet ta mbajnë shënim këtë datë. Sepse pikërisht këtu filloi krisja e legjitimitetit ndërkombëtar, të një autokrati që e përdorte këtë fasadë si mjet për të sunduar popullin e vet.

LAPSI.AL 

   

Të këshilluara

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI