Flash

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

Blendi Kajsiu 31 July 2026

Pasi lexon reflektimin e kryeminstrit Rama mbi Revolucionin e Flamingove në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe dokumentin Besa që e shoqëron, të lind pyetja: kujt i drejtohen këto reflektime? Me kë po bashkëbisedon kryeministri ynë?

Është e qartë se ai nuk po u flet protestuesve apo qytetarëve në përgjithësi. Idea bazë e reflektimit të tij është se qytetarët kanë dalë të protestojnë sepse qeveria i ka dhënë fund epokës së mungesave në të cilën ndodhej Shqipëria duke rritur shumë pritshmëritë dhe kërkesat e tyre. Pra Revolucionit i Flamingove buron nga suksesi i madh i qeverisë Rama.  

Natyrisht nuk ka kuptim të debatosh me tezën e kryeministrit sipas të cilës protestat e mëdha sociale janë produkt i sukseseve të mëdha në qeverisje. Sipas kësaj llogjike dy qeveritë më të suksesshme shqiptare ishin ajo e Ramiz Alisë në 1990 dhe qeveria Berisha në 1997, që prodhuan dy nga protestat sociale më të mëdha në historinë tonë politike. 

Ajo që vlen të theksohet është se llogjika apo reflektimi në fjalë nuk u drejtohet protestuesve. Kryeministri ynë mund të ketë shumë të meta, por ai nuk është budalla, sidomos si politikan tashmë mjaft i vjetër. 

Ai e kupton shumë mirë që protestuesve tejet inteligjent që kanë dalë në shesh nuk mund ti thuash se jeni të pakënaqur se ju ka mbytur e mira dhe nuk ju mungon asgjë. Aq më tepër kur ata prej javësh paraqesin lista të gjata mungesash.

Mungon mbrojtja e mjedisit nga orekset e oligarkëve, mungojnë apartamente të përballueshme për shtresën e mesme, mungon e drejta e pronës, teksa legalizimi vazhdon si një odise pafund,  mungon shërbimi shëndetësor publik cilësor dhe pa korrupsion, mungon një sistem arësimor cilësor, mungon një administratë publike meritokrartike, efikase dhe pa korrupsion, mungon punësimi cilësor, mungon transporti publik. 

Mungon një shtet i pakapur nga krimi dhe oligarkët ku punësohesh me meritë dhe jo me parti, mungon një sistem drejtësie që zgjidh hallet e qytetarëve në kohë, mungon pjesmarrja qytetare në vendimarrje, mungon transparenca në qeverisje, mungon demokracia brenda PS-së, mungon demokracia jashtë PS-së, mungon opozita, mungon Këshilli i Ministrave, mungon Parlamenti që përfaqëson qytetarët në nivel kombëtar, mungon pushteti vendor që përfaqëson dhe zgjidh hallet e qytetarëve në nivel lokal, mungon rinia që vazhdon ta braktisë vendin, dhe lista mund të vazhdojë pafund.

Të gjitha mungesat e mësipërme kryeministri i përçmon si “përjetime” që thërrmohen përballë fakteve të transformimit epokal të Shqipërisë me të cilat ai është i armatosur. Ama ti thuash protestuesve se mungesat që vuani janë përjetime dhe jo fakte është një absurditet politik dhe llogjik. 

Si mund ti thuash qytetarit se keqtrajtimi apo korrupsioni që ti po përjeton në sistemin shëndetësor, në hipotekë apo në administratë nuk është fakt? Se mjerimi akademik i universiteteve tona publike është përjetim dhe jo fakt?  Si mund të argumentosh se klientelizmi, korrupsioni dhe kapja e shtetit që ka faktuar sistematikisht SPAK-ku janë përjetime jo fakte?  

Këtë e kupton mirë edhe  kryeministri ynë, se është politikan i vjetër tashmë.  Ndaj mund të themi me siguri se teoria e “pakënaqësisë sociale, si produkt i qeverisë së suksesshme të bollëkut, një fakt që nuk e përjetojnë qytetarët”, nuk është ndërtuar për t’iu përgjigjur protestuesve. Në fund të fundit, çfarë rëndësia ka për protestuesit suksesi “faktik” i qeverisë Rama nëse ata nuk e përjetojnë atë?

Kjo është akoma më e qartë kur shikojmë se zgjidhjet që kryeministri ofron nuk kanë lidhje fare me kërkesat e protestës. Protesta kërkon drejtësi, demokraci, transparencë dhe pjesmarrje në qeverisje ndërkohë që kryeministri ofron herë empatinë herë besën, që askush nuk ia ka kërkuar.

Në fjalimin e grupit parlamentar Rama thekson empatinë si çelësin e marrdhënies së re të administratës publike me qytetarët. Për sa kohë protesta bazohet në përjetime dhe jo fakte është e llogjikshme që reagimi duhet të jetë empati dhe jo drejtësi. Pra shteti duhet ti kuptojë qytetarët në irracionalitetin e tyre dhe tu përgjigjet me dashuri dhe ngrohtësi, si prindi me fëmijën e llastuar nga të mirat.

Shembulli i empatisë së munguar që jep kryeminstri është sa domethënës edhe i habitshëm në moskuptimin e shqetësimit qytetar. Ai u tregon deputetëve historinë e Arbërit, një djali të ri, që merret me kultivimin e frutave dhe që kish aplikuar për të marrë 80 hektarë tokë bujqësore shtetërore me qera për të zhvilluar biznesin e tij. Ministria në fjalë nuk i ish përgjigjur për tre vite me rradhë.

Ky ishte një shembull i qartë i arrogancës së administratës dhe i mungesës së empatisë. Sipas kryeministrit, në këtë rast, administrata duhej ti përgjigjej ngrohtë dhe me dashuri Arbërit dhe ti kish thënë që shteti shqiptar nuk i jep toka me qera fermerëve shqiptar sepse një politikë e tillë ka prodhuar korrupsion në të kaluarën (shiko ketu): 

Problemi është se Arbëri nuk doli të protestojë për mungesën e empatisë por për mungesën e drejtësisë. Përse një fermeri si Arbëri qeveria refuzon ti japë 80 hektarë tokë bujqësore me qera për të zhvilluar bujqësinë vendase, ndërkohë që një investitori si Alabari i falen 80 hektarë truall (jo tokë bujqësore) në zemër të Durrësit dhe në buzë të detit?

Përse qeveria Rama i fal mbi 500 hektarë tokë parajse Ivanka Trump dhe nuk ia jep as me qera 80 hektarë tokë bujqësore Arbërit? Përse investitorët strategjik marrin me qira qindra mijëra metra katrorë truall në zonat më të shtrenjta në bregdet dhe fermerët e thjeshtë si Arbëri nuk marrin asgjë? 

Përse korrupsioni jepet si justifikim për eleminimin e një politike shtetërore që ndihmonte fermerët shqiptar, por jo për eleminimin e një politike që ndihmon miliarderët dhe oligarkët? Pak korrupsion ka prodhuar politika e investitorit stategjik? E megjithatë vazhdon.

Kjo është padrejtësia e modelit të zhvillimit Rama që i fal truall milarderëve të huaj dhe oligarkëve vendas dhe lë jashtë gardhit fermerët shqiptarë. I lejon oligarkët të bëjnë kërdinë pa leje në zona të mbrojtura si Zvërneci dhe Narta, por i kërkon fshatarit 20 dokumente për të ndërtuar një shtëpi modeste në tokën e tij. 

Idea se në vend që ta ndryshojmë modelin e zhvillimit thjesht duhet ta zbatojmë atë në mënyrë më empatike është komike. Sado me dashuri dhe empati ta refuzonte Ministria e Bujqësisë kërkesën e Arbërit ai mbetet një refuzim i padrejtë përbri bujarisë së qeverisë me oligarkët. Për çfarë i duhet Arbërit besa e Ramës apo empatia e ministrisë që e përjashton nga zhvillimi? 

Tani kaq gjë e kupton edhe kryeministri Rama ndaj askush nuk mund të argumentojë se shembulli i Arbërit ishte një moment reflektimi që ai po e ndante me protestuesit apo qytetarët. Përkundrazi, teza se përjashtimi i qytetarëve “ordiner” nga zhvillimi duhet bërë me empati dhe jo me arrogancë tingëllon si një direktivë e brendëshme e PS-së më shumë se një mesazh reflektimi për qytetarët që protestojnë. 

Ndaj ndoshta kryeministri në fjalimin e tij reflektues po fliste me “të vetet”, jo me protestuesit. Ndoshta po përpiqej ti bindëte ata mbi mënyrën se si duhej interpetuar dhe përballuar protesta qytetare. 

Por edhe ky argument çalon. Idea se Rama duhet të bëjë fjalime politike për të bindur grupin parlamentar nuk ka sens sepse në atë grup të gjithë të bindur janë. E vetmja arësye se përse janë në grup është se binden.

Janë aq të bindur saqë tashmë as nuk e dëgjojnë më kryeministrin. Shumica thjesht ngrenë dhe ulin dorën në parlament sipas tekave të tij pa folur fare. Dhe për sa kohë nuk flasin as në parlament, as me qytetarët dhe as në media nuk kanë përse të dëgjojnë argumentet e kryeministrit. Memecëria politike dhe mendore që u ka imponuar kryetari eventualisht shkatërron edhe shqisën e dëgjimit dhe të artikulimit politik.

Aq më tepër kur është e vështirë të kuptosh nëse kryetari po flet për ta apo për veten. Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese. 

Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

Si mund ti qortojë Rama për arrogancë dhe mungesë empatie deputetët dhe ministrat e tij teksa i poshtëron publikisht si zara? Dikë e emëron në televizor pa e njoftuar fare, dikujt tjetër i thotë “mbylle gojën” në mbledhjen e grupit. Keqtrajtimi që Rama i bën bashkëpuntorëve dhe vartësve të tij është legjendar.   

I gjithë sistemi i karrierës brenda PS-së bazohet te shpejtësia me të cilën zhvishesh nga dinjiteti personal për tu transformuar në instrument të shefit. Zyrtarëve që prodhon ky sistem nuk mund tu kërkosh respekt për dinjitetin dhe zërin e qytetarit. 

Një zyrtar që nuk mbron dot dinjitetin e tij nuk mund të ruajë apo respektojë dinjitetin e qytetarit. Një zyrtar që shtypet nën peshën e arrogancës së shefit nuk mund të dëgjojë qytetarin dhe aq më pak të ketë empati për të. 

Kaq gjë e kupton edhe kryeministri se është veteran i politikës, ndaj është e vështirë të mendosh se në fjalimin e tij për empatinë, arrogancën dhe besën ai po i fliste të vetëve. Atëherë, me kë po fliste kryeministri?

Me vetveten, është i vetmi konkluzion llogjik që e bën të kuptueshëm reflektimin e tij. Nëse e shikojmë reflektimin si një bashkëbisedim me veten, për të qetësuar veten, atëherë të gjitha kontradiktat dhe absurditetet e mësipërme zhduken si me magji.

Fjalimi i shërben kryeministrit për të qetësuar dhe justifikuar vetveten përballë tronditjes që i ka shkaktuar protesta sociale. Idea se njerëzit po dalin të protestojnë sepse nuk ka mungesa është qesharake si argument për protestuesit, por është perfekt për kryeministrin.

E lejon atë ta interpretojë protestën si produkt i suksesit monumental të qeverisjes së tij dhe jo si pasojë e kapjes së shtetit, korrupsionit galopant apo të mungesës së demokracisë. Qytetarët protestojnë kur rritet mirëqenia - i thotë kryeministri vetes. Madhështia e protestës qytetare reflekton madhështinë e suksesit tim qeverisës. Bukuria e protestës pasqyron bukurinë e qeverisjes time, jo kalbëzimin e saj.  

Idea se problemi është me arrogancën e korrupsionin e vartësve e çliron kryeministrin nga përgjegjësia personale për strukturën e personalizuar, piramidale, arrogante dhe hermetike të qeverisjes së tij që prodhon një armatë zyrtarësh sa pashpirt aq edhe pa etikë.

Ashtu sikurse zgjidhjet që ne na duken pa sens si besa apo empatía janë mënyrat se si kryeministri eviton përballjen me e mungesën totale të transparencës në vendimmarrje, me mungesën totale të demokracisë brenda PS-së, me problemin e kapjes dhe korruptimit të shtetit nga interesa të ngushta oligarkike dhe krimi i organizuar. 

Nuk ka nevojë për demokratizimin e PS-së, nuk ka nevojë për lidership të ri në krye të PS-së pas 20 vitesh sundimi të Ramës, nuk ka nevojë për parlament që përfaqëson qytetarin dhe jo kryetarin, nuk ka nevojë për pushtet vendor pranë qytetarëve, nuk ka nevojë për transparencë në vendimarrjen e qeverisë. 

Thjesht mjafton që kryeministri ti japë besën qytetarëve, pak rëndësi ka se ata kërkojnë drejtësi dhe demokraci. Problemi nuk është ai, as modeli i tij qeverisës, por mungesa e empatisë, mungesa e besdhënies, arroganca dhe korrupsioni i zyrtarëve që hanë kumbulla pas shpinës së kryeministrit.

Të gjitha argumentet e mësipërme janë krejt pa kuptim nga pikëpamja politike, por të domosdoshme psikologjikisht për ta mbrojtur kryeministrin nga dushi i ftohtë i protestës. Ndaj titulli real i reflektimi të kryeministrit është “Problemi nuk jam unë dhe as modeli im i qeverisjes”.  

Qëllimi nuk është qetësimi i shoqërisë që proteston, por qetësimi i egos së lënduar me argumente fantastike që vetëm vetja i kupton dhe i pranon.  Në këtë aspekt reflektimi nuk duhet kuptuar si një ligjërim politik, por si një përsiatje psikologjike në funksion të egos.  

Nuk ka asgjë të çuditshme këtu. Kryeministri prej kohësh ka krijuar një Parti Socialiste vetëm për veten, një grup parlamentar që është zgjatim i vullnetit të tij personal, një qeverisje qendrore dhe vendore prej tij, nga ai dhe për të. Përse nuk do të prodhonte një reflektim mbi protestën thjesht për veten e tij? 

Privatizimi total i hapësirës politike dhe i pushtetit publik i transformon politikanët në skllevër të egos dhe jo të interesit publik.  Drita e interesit publik mezi futet në dritaren e vogël të qelisë së errët të egos së kryeministrit Rama. Ndaj tashmë ai flet me veten dhe jo me shoqërinë. 

Shkruar enkas per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu

 

 

Të këshilluara

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI