Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

Ferdinand Dervishi 24 July 2026

Banorët e Përrenjasit u ngritën të protestonin kundër Reformës 2 territoriale të Edi Ramës. “Nuk duam që qyteti të humbasë statusin e bashkisë dhe të shkrihet duke u bashkuar me Librazhdin, nuk duam të bëjmë dhjetëra kilometra për një hall apo dokument, reforma do të sjellë shpopullim...” – janë pjesë të kundërshtive.

Edhe pse ende e paqartë në detaje, Reforma 2 territoriale ka nisur të goditet me argumente që thonë se prek drejtpërdrejt ndarjen e pushtetit politik, menaxhimin e fondeve publike dhe përfaqësimin e qytetarëve.

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashki.

E shfaqur kundër edhe këtë radhë, opozita ka akuzuar se reforma e dytë është tentativë për të eliminuar deri në 20-25 bashki, veçanërisht ato ku opozita ka pasur historikisht mbështetje, ose ku ka fituar në zgjedhjet e kaluara.

Edhe për Reformën 1 territoriale të Edi Ramës, realizuar në vitin 2014, akuzat e opozitës ishin të njëjta. Veç të tjerave, u deklarua me forcë se harta e re u vizatua në zyrat e Partisë Socialiste me qëllim që të maksimizonte votat, për të majtën, në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Në të dyja rastet, reformat territoriale të Edi Ramës duket qartazi që kanë synuar dhe synojnë te kontrolli në pak duar i territorit.

Në rastin e reformës së vitit 2014, që shkriu 373 komuna dhe bashki në vetëm 61 bashki, pushteti i copëzuar, bashkë me financimet nga buxhetet, u përqendrua në pak duar. Ishin duart e disa kryebashkiakëve të zgjedhur kryesisht nga Edi Rama, të cilët u akuzuan për vjedhje dhe ndarje të parave të korrupsionit, qoftë me anë të inceneratorëve virtualë, qoftë me investime publike në intrastrukturë, etj.

Ky përqendrim dhe kontroll pushteti, siodomos në zonat e Fierit, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës, falë edhe ndarjes së pushtetit me krimin e organizuar, u shoqërua me një revolucion elektoral: nisi të prodhojë rezultate fitoresh të thella të së majtës në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. 

Parë në këtë kënd, veç përqendrimit në pak duar të financave të ardhura nga buxhetet, qëllimi final i Reformës 1 territoriale ishte ai që opozita e paralajmëroi: maksimizimi i votave për PS-në. 

Pikërisht për shkak të këtij rezultati qartësisht të dukshëm, edhe reforma e dytë territoriale, pas kalimit të viteve dhe shoshitjes e kalkulimit të rezultatave, ka shumë të ngjarë që të jetë duke u realizuar me qëllimin për të konsoliduar edhe më tej pushtetin dhe, përmes tij, kontrollin e votës përmes zaptimit, në edhe më pak duar, të territorit.

Në fakt, kjo teori e kontrollit të organizuar të territorit me qëllim mbajtjen nën zgjedhë të popullatës, është zbatuar qysh në kohët e Perandorisë Romake. 

Teoria, që i vishet historianit dhe politikanit romak, Publius Cornelius Tacitus (56 – 120 pas Krishtit), thoshte: “Bashko barabarët dhe të gjitha paratë shkojnë në Romë”.

Sipas këtij argumenti, Roma do e kishte më të lehtë të bashkonte popujt armiqësorë e kryengritës me Perandorinë, duke u njohur të drejta të njëjta, sesa t’i luftonte pambarimisht.

Thënë ndryshe, nëse “barbarët” do i bashkoheshin Perandorisë, atëherë shpenzimet për ushtrinë e armatimet do të zvogëloheshin, ndërkohë që në Romë do të vinin paratë e taksave të detyrueshme edhe nga popujt “barbarë”.

Nuk dihet nëse romakët e lashtë e përdorën këtë përkufizim përtej kontrollit të kryengritjeve të popujve të pushtuar dhe vjeljes së taksave.

Ajo që ngjason është se, 20 shekuj më pas, lideri shqiptar, të njëjtën formulë e ka kopjuar dhe zbatuar me qëllim final për të kontrolluar popullatën dhe fituar votat e tyre.   

Pra votat të parat, ato sigurojnë pushtetin dhe ky, paratë.

Shkruar nga Ferdinand Dervishi enkas per Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI