Flash

A po eksporton apo jo armë Shqipëria? Ministria e Mbrojtjes me dy versione (VIDEO)

Lapsi.al 11 September 2026

Që pas publikimit të përgjimeve të mikut izraelit të Ramës, Ron Yeffet, me disa shtetas ukrainas që kërkonin të blinin armë duke përdorur kompani shqiptare, është krijuar një konfuzion jo i vogël mbi pozicionin e shtetit shqiptar në këtë histori. Ndiqeni videon më poshtë që po qarkullon në rrjetet sociale.

A prodhon dhe eksporton armë Shqipëria apo jo? Pyetja duket e thjeshtë, por përgjigjet e zyrtarëve të qeverisë e komplikojnë çështjen.

Nëse bazohesh te deklaratat e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, përgjigjja është po. Shqipëria prodhon armë dhe ato madje përdoren aktualisht në konflikte jashtë vendit.

“Kemi dhe AAT, Advanced Arm Technology e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe një herë, janë në përdorim sot në konflikte diku”.

Deklarata e Nufit u bë më 3 prill, gjatë një seance në Parlament. Ministri nuk tregoi se për cilat konflikte bëhej fjalë, por mesazhi ishte i qartë: një kompani shqiptare prodhon armë dhe prodhimi i saj ka përfunduar në zona lufte.

Ministria e Mbrojtjes ka edhe një version tjetër.

Gjatë një interviste në “Opinion” me Blendi Fevziun, zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, mohoi që Shqipëria të eksportojë armatim. Sipas saj, vendi ynë aktualisht nuk shet armë jashtë vendit.

“Shqipëria sot nuk eksporton. Në dijeninë time si zv.ministre dhe në bazë të asaj që mund të gjeni nga AKSHE-ja që merret me eksportin, Shqipëria nuk eksporton armatim” shprehet ajo.

Pra, brenda së njëjtës Ministri të Mbrojtjes ekzistojnë dy versione mbi këtë çështje. E vetmja gjë e sigurtë për këtë çështje është se personi që mund të ketë më shumë informacion është miku i Ramës, izraeliti Ron Yeffet.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI