
Kryeministri Edi Rama gjeti sot kohë të publikojë një video me një kameraman, pas një interviste që tha se kishte dhënë për çështje medisore.
Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale një video me Altinin nga Peza. Ai tregon se fillimisht Altini i ka kërkuar të bëjnë një foto, por më pas momenti është kthyer në video.
“Më shumë se socialist, po jo komunist… Çfarë është? Më tha hajde bëjmë një foto, pastaj e kaloi në video, sepse është 5 breza socialist, thotë, nga Peza. Po ishe nga Peza pastaj, nga ajo e madhja sidomos, aty je komunist fare”, shprehet Rama.
“Tatuazhet tregojnë që ky s’është as socialist, as komunist, ky është ambientalist. Kështu që sapo kemi mbaruar një intervistë pikërisht për ambientin”, - thotë Rama.