
Një burrë në Staten Island të Nju Jorkut, u godit nga rrufeja sapo doli nga shtëpia e tij gjatë një stuhie. Sipas mediave amerikane, Thomas Fami u godit nga rrufeja teksa po dilte nga shtëpia e tij për të shkuar në një takim të planifikuar te dentisti. Një kamera sigurie filmoi momentin kur rrufeja e goditi.
“Sapo më goditi rrufeja, ndjesitë e para që ndjeva në të gjithë trupin ishin krejtësisht të reja. Mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbje, një ndjesi djegieje kudo”, - tha ai pas incidentit.
Staten Island man struck by lightning while walking to a dentist appointment.
— Collin Rugg (@CollinRugg) September 1, 2026
Thomas Fahmy says he is grateful to be alive and went to church on Sunday to thank God for giving him another chance.
"Once the lightning bolt struck me, the initial sensations that I had throughout… pic.twitter.com/Ns11TGqB23
Edhe pse e kaloi natën në spital, Fami nuk pësoi djegie.
“Asnjë djegie. Bëra disa analiza në të gjithë trupin dhe nuk u gjetën djegie. Të dielën, shkova në kishë për të falënderuar Zotin”, - përfundoi Fami, duke zbuluar se një ditë pas incidentit, ai bleu një biletë lotarie “Mega Millions”. ©LAPSI.al