Flash

PAMJET/ Burri rreh një grua që në takimin e dytë sepse ajo e refuzoi 

Lapsi.al 8 September 2026

Reagimi i një burri nga Louisville në Kentucky të SHBA-ve, ndaj një gruaje me të cilën kishte dalë vetëm në takimin e dytë është tronditës. Ai e dhunon atë vetëm sepse ajo e kishte refuzuar. 

Pamjet e kamerave të sigurisë të barit ku u zhvillua takimi tregojnë burrin, të identifikuar si Nathan Steele, duke sulmuar me egërsi Amber Marie Mitchell.

Videoja u publikua nga një mikeshë e gruas që u sulmua, siç tha ajo, që të paralajmëronte gratë e tjera në zonë që mund të hasin këtë burrë në të ardhmen.

"Kjo ndodhi pas dy takimeve dhe pasi ajo e refuzoi. Kjo ndodhi pasi ata njiheshin prej rreth 30 ditësh. Ajo kishte një parandjenjë të keqe dhe donte të shkëputej dhe ky ishte rezultati. 

Ajo shkoi në një vend publik, por për fat të keq ishte tepër vonë dhe oborri ishte bosh. Për fat të mirë kishte kamera", - shkroi mikesha e viktimës.

Sulmi, i cili ndodhi më 3 shtator, filloi me Seal që fillimisht hodhi një gotë birrë drejt Mitchell. Situata më pas u përshkallëzua me Seal që e hodhi Mitchell në dysheme dhe e goditi me shqelma. Kur ajo mori një shishe dhe u zhvendos drejt tij, autori e goditi fort në qafë dhe e rrëzoi.

Sipas mikut të viktimës që postoi videon në fjalë, autori i krimit është pushuar nga puna nga kompanitë për të cilat punonte dhe është bërë një denoncim në polici. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI