Flash

VIDEO/ “O xhaxhi polic, të lutem…” Policia tërheq zvarrë babain para syve të fëmijës

Lapsi.al 3 September 2026

Një video e rëndë dhe e pazakontë është publikuar nga gazetari Osman Stafa, ku shfaqen efektivë të Policisë së Kuçovës duke tërhequr zvarrë një qytetar, ndërsa e gjithë skena zhvillohet në praninë e një fëmije të mitur që qan dhe u lutet policëve të ndalojnë.

"Krimi" që kishte bërë banori i një prej fshatrave të Kuçovës ishte se kishte suvatuar pa leje murin e shtëpisë.

Pamjet tregojnë momentin kur policët hyjnë në banesë dhe ndërhyjnë me forcë për ta marrë qytetarin. Ai tërhiqet zvarrë nga efektivët, ndërsa pranë tyre ndodhet fëmija, i cili shpërthen në të qara dhe u lutet vazhdimisht që të ndalojnë.

“O xhaxhi polic, o xhaxhi polic, të lutem…”, dëgjohet të thotë i mituri, ndërsa efektivët vazhdojnë të tërheqin kryefamiljarin. Pamjet janë publikuar edhe nga avokati Kujtim Cakrani që pyet: Më thoni nëse ndonjë pushtues që ka ardhur në këto anë është sjell kështu me shqiptarët?

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI