
Një video që po bën xhiron e internetit tregon momentin kur një burrë shpëton jetën e një fëmije të vogël në minutën e fundit. I mituri i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe vrapoi në një rrugë në qytetin e Puebla në Meksikë.
Pamjet tregojnë një burrë me bluzë të zezë, i cili sipas FOX News punon në një supermarket aty pranë. Fillimisht ai është parë diku tjetër, teksa fëmija i vogël hyn në pamje dhe zhvendoset drejt rrugës ku kalojnë makinat.
Fillimisht, një grua vrapon pas fëmijës, duke u përpjekur ta kapë, por në momentin e fundit rrëshqet. Më burri me bluzë të zezë turret dhe e kap shpejt fëmijën ndërsa një makinë afrohet vetëm pak metra larg.
Supermarketi ku punonte burri që shpëtoi fëmijën e ngriti, thuhet se e ngriti atë në detyrë si menaxher dhe i dha një shpërblim prej rreth 20,000 pesos. ©LAPSI.al
A worker in Mexico's Puebla saved a young girl from being run over after she ran into traffic.
— Global South World (@g_s_world) September 8, 2026
Security footage showed the man rushing into the road, signalling to an oncoming car and grabbing the child just in time, with both sustaining only minor bumps from the fall.#Mexico… pic.twitter.com/E97je47HiB