
Një avion luftarak F-4 Phantom u rrëzua gjatë një demonstrimi të forcave ajrore të Greqisë në Tanagra. Dy pilotët që ndodheshin në borg humbën jetën.
Aksidenti tragjik ndodhi pak para orës 15:00 të ditës së shtunë, para syve të spektatorëve të Javës së Fluturimit në Athinë.
Më herët, u raportua se dy pilotët ishin nxjerrë jashtë pa ndjenja. Sipas raportimeve, ka një bisedë e regjistruar midis dy pilotëve me përvojë dhe qendrës së kontrollit në minutat para rrëzimit.
Thuhet se pilotët nuk e aktivizuan sistemin e uljes emergjente të avionit, siç ndodh në rast të një mosfunksionimi, në mënyrë që të mos rrezikonin civilët dhe ta drejtonin Phantomin larg zonave të banuara dhe spektatorëve.
A HAF F-4 Phantom II just crashed at the Athens Fling Week airshow. We can only hope for the best, but I saw no parachutes. He hit the ground coming out of a turn. pic.twitter.com/JtW4YdPJ5x
— Sova?? (@sovva1_1) September 5, 2026
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, avioni Phantom shihet duke humbur papritur lartësinë dhe më pas duke rënë në një fushë. Një pjesë e avionit u përplas në një fabrikë aty pranë. Pas përplasjes, shpërtheu një zjarr i cili u përhap në një zonë rurale.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias ndërpreu axhendën e tij për t'u kthyer me nxitim në Athinë. ©LAPSI.al