Flash

“Plaka ime s’di pultin e TV dhe jo më e-Albania”/ Korreshi tallet në Komisionin e Ligjeve

Lapsi.al 10 September 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është përplasur me kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja gjatë diskutimeve për projektligjin për inteligjencën artificiale.

Korreshi kritikoi situatën në njësitë administrative, duke argumentuar se flitet për digjitalizim dhe inteligjencë artificiale, ndërsa në terren mungojnë edhe kushtet bazë, përfshirë kompjuterët. 

Ai solli si shembull edhe nënën e tij, duke thënë se ajo nuk di të përdorë pultin e televizorit dhe e ka të pamundur të përdorë shërbimet në e-Albania.

PJESË NGA DEBATI:

Korreshi: Jemi me brekë të grisura dhe po kalojmë te nota A. Ndërkohë, në terren s’ka një kompjuter. Po të vesh te njësitë tona administrative, vëmë ombrellë që mos ta kapë shiu kompjuterin. Janë katastrofë, ke turp të hysh, ju thoni inteligjencë artificiale. Atje nuk punon mërrokulla.

Manja: Mbarove me pyetjet, besoj, se e bëre diskutim. Do t’i rregullojmë, ke pyetje të tjera.

Korreshi: Sa shpejt u lodhe?

Manja: Jo, nuk u lodha.

Korreshi: Hyn deputeti dhe nuk punon asnjë kompjuter. Nuk ndizet. Ajo plaka ime nuk di të punojë pultin e TV, jo më të hyjë te e-Albania, thotë: “Lëre te ky kanal dhe mos e luaj.” Email-et tona, keni ndërruar 17 herë variant, unë s’di ta ngas. Mban përgjegjësi ky shtet. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI