Flash

Atentati ndaj aeroportit gjerman/ Gjurmët që çojnë drejt shërbimit sekret rus

Lapsi.al 13 September 2026

Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle duket se hetimet gjejnë përfshirje të drejtpërdrejtë të shërbimi sekret ushtarak rus GRU: një punonjës i dyshuar i GRU-së thuhet se ka pasur rolin e organizatorit logjistik të operacionit.

Sipas gazetës Welt am Sonntag, e cila i referohet dokumenteve sekrete të hetimit, në dosje përmendet një person i dyshuar i lidhur me GRU-në si përgjegjës për logjistikën e operacionit. Bëhet fjalë për një shtetas rus, raportoi gazeta duke cituar burime të sigurisë. Sipas këtyre burimeve, ai ka organizuar përgatitjet e sulmit. 

Personi në fjalë thuhet se ka hyrë në Gjermani përmes Turqisë dhe më pas është larguar drejt Serbisë nga aeroporti Berlin Brandenburg. Sipas raportit hetimor, autoritetet gjermane kishin dijeni për lidhjet e tij të dyshuara me shërbimin sekret rus që në momentin e hyrjes në vend. Megjithatë, ai nuk u vendos nën vëzhgim nga autoritetet. Ndërkohë, burri thuhet se është kthyer sërish në Rusi. Nga ana tjetër, qeveria në Moskë i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat dhe çdo përfshirje të mundshme në këtë rast.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI