
Një tjetër sasi e konsiderueshme kokaine e lidhur me rrjetin shqiptarit Lulzim Caka është zbuluar nga hetimet e autoriteteve greke. Pas një informacioni që kishte marrë nga DEA, policia greke zbuloi 84 kg kokainë që ishte sjellë nga Kolumbia e fshehur në kërcej plastikë të trëndafilave. Nga kjo operacioni mori emrin “Lulet e së keqes” sipas titullit të poetit të famshëm francez Charles Baudelaire.
Hetimet e mëtejshme çuan në kapjen e Lulzim Cakës, pasi në banesën e tij policia gjeti fillimisht 2 kg kokainë. Ai u arrestua bashkë me të birin, në një vilë ku veç drogës u gjetën edhe kimikate e pajisje paketimi të kokainës, një pistoletë dhe një makinë luksoze.
Policia vijoi kërkimet dhe gjeti një tjetër sasi kokaine në një zonë magazinimi ngjitur me banesën e Cakës. Policia gjeti aty 26.8 kilogramë kokainë në një hambar, në pronësi të të njëjtit person që ia jepte me qira banesën organizatës kriminale.
Kokaina u gjet e paketuar në pako që mbanin një shenjë të veçantë identike me atë të kallëpeve dhe presave që ishin sekuestruar në banesën e Cakës. Gjatë kontrolleve u gjet edhe një thikë gjuetie -mbijetese me teh 21 centimetra dhe plumba të kalibrave të ndryshëm.
Edhe vendi ku ishte fshehur droga ishte interesant. Brenda ndërtesës kishte një rezervuar të madh uji nëntokësor dhe një hapësirë nëntokësore tip "rrjete", ku objektet e konfiskuara ishin fshehur me kujdes. ©LAPSI.al