Flash

Sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë

Lapsi.al 13 September 2026

Policia e Vlorës ka sekuestruar tre automjete luksoze, të prodhimit të viteve të fundit. Gjatë verifikimeve nga kontrollet e bëra, disa automjete u shoqëruan për kontroll të mëtejshëm.

Pas veprimeve verifikuese dhe marrjes së deklarimeve, për tre prej tyre rezultoi se vlera e automjeteve nuk përputhej me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të drejtuesve apo poseduesve.

Automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa tre shtetas u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. 

Ndërkohë, ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj pronarëve dhe poseduesve, me qëllim verifikimin e burimit të pasurisë dhe mënyrës së përfitimit të saj.

Policia e Vlorës bën me dije se kontrollet ndaj automjeteve luksoze do të vijojnë, në funksion të evidentimit të pasurive me burim kriminal dhe goditjes së pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI