Flash

Kuvendi i Kosovës arrin të konstituohet pa nënkryetarin e PDK-së

Lapsi.al 13 September 2026

Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës nga seanca dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvenditu mbyll sot, pasi u zgjodhën të gjithë kandidatët e tjerë.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik” dhe se procesi do të vazhdojë me propozimet e LDK-së.

Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota pro.

Ndërsa, pas 8 kandidaturash të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti ta zgjedhë edhe deputeteten serbe Tanja Vujoviqit, që mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga LDK-ja.

Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.

“Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu, para se ta mbyllte seancën.

Ndërkohë, PDK-ja kishte njoftuar paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislaturës. Ajo tha se ekspertët e partisë janë duke përgatitur lëndën që do t’i drejtohet kësaj gjykate për procesin e konstituimit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI