Flash

Kriza politike në Kosovë/ PDK nuk merr pjesë në seancë

Lapsi.al 13 September 2026

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur të dielën se nuk do të marrë më pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, pasi ka vendosur ta çojë çështjen e konstituimit të legjislaturës në Gjykatën Kushtetuese.

Në një komunikatë, PDK-ja tha se ekspertët e saj janë duke përgatitur rastin që do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për “procesin në tërësi”. Deri në vendimin e kësaj gjykate, PDK-ja tha se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe ka tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.

Vendimi i PDK-së vjen një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje ndryshoi qëndrimin lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, duke vendosur të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, pasi më herët kishte refuzuar t’i mbështeste ata. Deputetë të LVV-së, teksa hynin në Kuvend për seancën e sotshme, kanë insistuar se qëndrimin e kanë ndryshuar vetëm që të zhbllokohet procesi i konstituimit, që të shmangen zgjedhje të katërta parlamentare brenda dy vjetëve.

Por, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, dhe një deputet i LDK-së, Ermal Sadiku, e kanë interpretuar këtë vendim si pjesë të një skenari që, sipas tyre, çon drejt zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor. Nëse sot do të ishte konstituuar Kuvendi, atëherë do të niste afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, deri më 13 nëntor. Nëse deputetët nuk do të arrinin të zgjedhin një president të ri, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet brenda 45 ditëve.

“60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për të mbërritur te data që e kanë planifikuar”, ka shkruar Sadiku.

Zgjedhjet më 27 dhjetor do të binin në periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës kthehet në vend.

Kjo e bën datën politikisht të rëndësishme, veçanërisht për LVV-në, e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë një përqindje më të lartë të mbështetjes nga votuesit jashtë Kosovës sesa në mesin e votuesve rezidentë. Në zgjedhjet e qershorit 2026, LVV-ja kishte fituar rreth 73 për qind të votave me postë, 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike. Ndërsa, nga votat e qytetarëve rezident kishte marrë rreth 43 për qind.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI