
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se pavarësisht 3 akuzave të reja për korrupsion që kanë rënduar pozitën e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK nuk ka bërë ende një kërkesë në Kuvend për heqjen e imunitetit të saj.
Kjo, sipas Bardhit po i jep kohë Ramës për “manovra politike”.
"Dita 3.
2 vila të fshehura dhe të sekuestruara. 3 akuza të reja për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, por akoma ASNJË kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar, por SPAK nuk vepron për rëndimin e masës së sigurisë dhe vazhdon t’i japë kohë Edi Ramës për manovra politike.
Pse nuk vepron SPAK? Çfarë tjetër duhet të ndodhë që drejtuesi i SPAK të mos shkelë mbi standardin e deklaruar prej vetë atij se, kur pozita penale rëndohet, rëndohet edhe masa e sigurisë?
Çdo ditë që kalon pa kërkesën për heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut është në favor të “Aleancës së Valamarit” kundër sundimit të ligjit", - shkruan Bardhi. ©LAPSI.al