
Një kamera sigurie në Bruklin të Nju Jorkut ka fiksuar momentin dramatik kur një oficer policie jashtë detyrës kuptoi se shoferi i një automjeti kishte humbur ndjenjat në timon. Ai nxitiu ta ndalojë atë para se të shkaktonte ndonjë aksident më të rëndë.
Videoja tregon makinën duke kaluar me të kuqe semaforin dhe duke u ndalur në mes të rrugës. Më pas makina shihet duke u rrotulluar teksa shoferi është pa ndjenja.
Një oficer i NYPD-së, jashtë detyrës, e vuri re situatën e rrezikshme. Pa humbur kohë ai nxitoi drejt automjetit dhe u përpoq të hynte në pjesën e brendshme të tij ndërsa ai ishte ende në lëvizje.
Oficeri arriti në fund ta ndalonte makinën, ta parkonte dhe më pas ta nxirrte shoferin nga automjeti. Ai menjëherë filloi të jepte ndihmën e parë dhe të kryente CPR në mes të rrugës, duke vazhduar derisa mbërritën shërbimet e emergjencës.
WATCH: An off-duty NYPD officer races into action after spotting an unconscious driver rolling through a busy Brooklyn intersection.
— Fox News (@FoxNews) September 12, 2026
Surveillance video shows the SUV run a red light, stop in the middle of the road and repeatedly roll forward as the driver suffers an apparent… pic.twitter.com/9UXSCmREmS
Incidenti ndodhi të dielën në mëngjes, më 6 shtator, pranë kryqëzimit të Rrugës së 60-të dhe Avenue-s së 8-të në Brooklyn. Sipas autoriteteve, shoferi kishte pësuar gjendje të fikëti gjatë drejtimit të mjetit.
Reagimi i menjëhershëm i oficerit u vlerësua nga Këshilltarja e Qytetit të Nju Jorkut, Susan Zhuang, duke vënë në dukje se ndërhyrja e tij parandaloi jo vetëm lëndime serioze të vetë shoferit, por edhe një aksident me këmbësorët që ndodheshin në zonë.
Siç theksoi ajo, në rrugë kishte fëmijë, të moshuar dhe këmbësorë të tjerë dhe, nëse mjeti do të kishte vazhduar kursin e tij të pakontrolluar, pasojat mund të kishin qenë shumë serioze. ©LAPSI.al