Flash

Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate me kryebashkiakun socialist dhe aktoren Egla Ceno/ Qytetarët i largohen nga takimi

Lapsi.al 13 September 2026

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat lidhur me Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes tij dhe një përfaqësie qytetarësh të ardhur nga Poliçani, mes të cilëve ndodhej edhe aktorja Egla Ceno. 

Dëgjesa e zhvilluar në ambientet e brendshme të një hoteli në Berat ka devijuar pas përplasjeve verbale, çka ka çuar në braktisjen e mbledhjes nga përfaqësia e ardhur nga Poliçani. 

Sipas të dhënave, takimi ka nisur me një prezantim të bërë nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas përfundimit të fjalës së Demos, banorët e Poliçanit janë ngritur për të diskutuar dhe për të ngritur shqetësimet e tyre, por janë përballur me reagimin e ashpër të kryeministrit Rama, i cili u është drejtuar me frazën “Qepeni gojën”.

Kjo deklaratë ka nxitur irritimin e menjëhershëm të të pranishmëve, duke provokuar një debat të tensionuar verbal mes kryeministrit Rama, kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj dhe aktores Egla Ceno. Në shenjë proteste ndaj qasjes së kreut të qeverisë, e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani ka bojkotuar takimin dhe është larguar nga salla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI