Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Céline Dion rikthehet në skenë pas betejës me sëmundjen

Lapsi.al 13 September 2026

Pas një mungese të gjatë për shkak të problemeve shëndetësore, Céline Dion është rikthyer në skenë në Paris, në një mbrëmje të mbushur me emocione. Këngëtarja 58-vjeçare nuk mundi t’i përmbante lotët përballë duartrokitjeve të publikut.

Céline Dion ka bërë rikthimin e shumëpritur në skenë, duke nisur të shtunën rezidencën e saj në Paris La Défense Arena. E veshur me një fustan të zi elegant dhe me flokët e mbledhur, artistija u shfaq para publikut mes emocionesh të forta. Teksa këndonte, Dion u përlot, ndërsa publiku e shoqëroi me duartrokitje të gjata.

“I premtova vetes se nuk do të qaja. Sonte dua të këndoj për ju, për veten dhe për jetën”, u shpreh ajo para fansave.

“Më në fund. Është e mrekullueshme që jemi të gjithë bashkë. I bëra një premtim vetes se do të kthehesha dhe do të isha sërish në skenë”, shtoi këngëtarja.


Gjatë mbrëmjes, Dion interpretoi edhe një prej këngëve të saj më ikonike, “My Heart Will Go On”, kolonën zanore të filmit Titanic. Për këtë performancë, ajo u shfaq me një xhaketë të zezë me shkëlqim dhe pantallona të zeza, duke marrë sërish një ovacion të fuqishëm nga publiku.

Një tjetër moment prekës erdhi kur këngëtarja iu referua hitit të saj të vitit 1996, “Because You Loved Me”.

“Jam gjithçka që jam sepse ju më deshët”, u tha Dion fansave të saj, duke i falënderuar për mbështetjen dhe durimin gjatë viteve të fundit.


Dion u diagnostikua në vitin 2022 me sindromën e personit të ngurtë (Stiff Person Syndrome), një çrregullim i rrallë neurologjik që e detyroi të tërhiqej për një periudhë nga skena. Në maj 2023, ajo anuloi turneun botëror “Courage”, ndërsa iu përkushtua trajtimit dhe rikuperimit.

Për rikthimin në Paris, këngëtarja është përgatitur intensivisht. Ajo ka ndjekur seanca Pilates, baleti, terapi fizike dhe vokale, si dhe trajtime të tjera mjekësore.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI