
Aaron Rodgers, ka vendosur të flasë hapur për marrëdhëniet e tij të mëparshme, përfshirë lidhjen me aktoren Shailene Woodley, me të cilën ishte edhe i fejuar.
Gjatë një interviste në podcast-in “Not Just Football”, të bashkëlojtarit të tij Cam Heyward, Rodgers, 42 vjeç, foli gjerësisht për fundin e marrëdhënies me aktoren e njohur të “Divergent”.
Rodgers tregoi versionin e tij për mënyrën se si përfundoi fejesa.
“Unë u lidha me Shailene, i propozova dhe ajo tha po. Ndoshta është ndier e detyruar të merrte një vendim, por mund të kishte thënë jo”, u shpreh ai.
Sipas Rodgers, pak kohë pas fejesës, Woodley i kishte thënë se dëshironte të largohej nga marrëdhënia.
“Ajo më tha, para se të martoheshim: ‘Duhet të jem me këtë djalë’. Sipas saj, unë ia shkatërrova jetën dhe i shkaktova depresion të rëndë pasi u ndamë. Por, gjërat ndodhën ndryshe: ajo nuk dëshironte të ishte më me mua dhe e hoqi unazën e fejesës në mars”, pretendoi ai.
Aaron shtoi se kishte pasur disa përpjekje për t'u rikthyer bashkë, por ato nuk funksionuan.
“Unë i propozova në dhjetor, ajo e hoqi unazën në mars dhe patëm disa raste kur u përpoqëm të ribashkoheshim, por nuk ndodhi asgjë. Madje, në vitin 2022 nuk kishte as një marrëdhënie që mund të përfundonte. Ajo më tha qartë: ‘Nuk dua të jem me ty’”, deklaroi sportisti.
Rodgers, i cili foli gjithashtu për lidhjen e tij të mëparshme me ish-piloten e garave Danica Patrick, tha se kishte ndjerë nevojën të sqaronte disa prej historive që, sipas tij, janë paraqitur në mënyrë të pasaktë në media.
“Ka shumë narrativa që qarkullojnë dhe që thjesht nuk janë të vërteta. Njerëzit i paraqesin gjërat në një mënyrë të caktuar sepse mund t'ia lejojnë vetes. Askush nuk e di se çfarë po bëjnë”, tha Rodgers. Ai bëri gjithashtu një deklaratë të fortë për ish-partneret e tij: “Kulmi i famës së tyre ishte kur ishin me mua.”
Përfaqësuesi i Shailene Woodley, 34 vjeç, nuk ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të Rodgers. Megjithatë, në vitin 2022, aktorja kishte folur publikisht, por rrallë, për fundin e marrëdhënies së saj me Rodgers.
“Nuk kam folur shumë për marrëdhënien time me Aaron, sepse gjithmonë më bën të qaj. Nuk ishte e drejtë. Por ishte e bukur,” kishte deklaruar ajo në një intervistë për revistën “Outside”.
Woodley nuk kishte dhënë shumë detaje, por kishte folur për një periudhë kur qëndroi në një situatë “toksike”, për shkak të empatisë që ndiente ndaj një personi tjetër.
“Empatia më mbajti në këtë cikël ku ndieja gjithçka për të gjithë,” ishte shprehur aktorja.
Ajo kishte përmendur gjithashtu një periudhë “shumë të tmerrshme dhe traumatike” në jetën e saj në fillim të vitit 2022, pikërisht në kohën kur ajo dhe Rodgers i dhanë fund fejesës.
“Ndihesha sikur kisha humbur shpirtin, veten, lumturinë dhe gëzimin tim. E kuptova vërtet se çfarë janë depresioni dhe ankthi dhe një shkëputje e plotë nga shpirti,” kishte treguar Woodley.