Flash

Ariana Grande shtatzënë? Zbulohet e vërteta pas fotove virale

Lapsi.al 8 September 2026

Ariana Grande është në mes të turneut të saj botëror, por krahas muzikës, vëmendjen e fansave po e tërheq edhe jeta e saj personale. Rikthimi i lidhjes me të dashurin e saj, Ricky Alvarez, ka nxitur së fundmi edhe thashetheme se këngëtarja mund të jetë shtatzënë.

Në rrjetet sociale u shpërndanë me shpejtësi disa fotografi që pretendohej se tregonin 33-vjeçaren duke mbajtur një ekografi, ndërsa në një tjetër imazh ajo shfaqej pranë Alvarez, me atë që dukej si një bark shtatzënie.

Fotot shkaktuan menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët nisën ta uronin çiftin për ardhjen e fëmijës së parë.

“Duket kaq e shëndetshme dhe rrezëllitëse, shtatzënia i shkon shumë. Urime Ari dhe Ricky!”, shkroi një fanse në X.

Një tjetër komentoi se çifti mund ta kishte mbajtur gjithçka private deri në momentin që ishte gati ta bënte publike.

Megjithatë, entuziazmi nuk zgjati shumë. Sipas verifikimeve të The U.S. Sun, të gjitha fotografitë që pretendohej se konfirmonin shtatzëninë janë të rreme dhe janë krijuar ose manipuluar me inteligjencë artificiale.

Ekziston një fotografi reale e Ariana Grande dhe Ricky Alvarez duke ecur në rrugët e Londrës së bashku me nënën e këngëtares, por imazhi është manipuluar më pas për t’i shtuar Grande-s një “bark shtatzënie”.

Edhe fotografitë e pretenduara të ekografisë rezultojnë të jenë të manipuluara. Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim nga Ariana Grande apo një burim të besueshëm se këngëtarja është shtatzënë.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI